Lipjanipress

Haradinaj prokurorit serb që kërkoi dërgimin e Ramushit në Hagë : Pushka top t’u bëftë

Lajme

Pretendimet e prokurorit serb, Milan Petroviq lidhur me ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Gjykatën Speciale, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, po i quan mbetje të Millosheviqit.

Haradinaj në një prononcim për Gazetën Express, i është përgjigjur shkurt pretendimeve të prokurorit serb rreth ekstradimit të Ramush Haradinajt duke i thënë shkurt “pushka top tu bëftë”.

“…ata prokuror dhe ai regjim atje janë mbetje të Millosheviqit, dhe nuk i komentoj hiç. Ju them që pushka top ju bëftë dhe se me të njëjtën monedhë do t’ua kthejmë”, ka thënë Haradinaj për Gazetën Express.

E gjatë ditës së nesërme liderët institucional të Kosovës do të ulën në një tryezë të përbashkët me palën Serbe për ta vazhduar procesin e dialogut në Bruksel. Lajmi është bërë i ditur sot gjatë ditës edhe nga vet presidenti Thaçi i cili ka konfirmuar se do të marrë pjesë në dialogun e Brukselit.

Por shkuarjen e palës kosovare në Bruksel po e kundërshton deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Daut Haradinaj. Ai është shprehur i bindur se pala kosovare do ta shtyje takimin e nesërm të Brukselit.

“Jam i sigurt se vet krerët e shtetit në këtë rast, kryeministri dhe vet presidenti do ta shtyjnë dialogun e nesërm. Mendoj se është i panevojshëm, i vonshëm dhe udhëheqësit tanë duhet ta kuptojnë këtë gjë. Ata duhet ta kuptojnë se nuk duhet të dislokohet në emër të popullit kur i madh e i vogël janë kundër tij”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se vazhdimi i dialogut me Serbinë në këto rrethana është humbje kohe. Sipas tij është shqetësuese mënyra e shpejtësisë së dhënies së notës për dialog nga ana e institucioneve kosovare.

“Megjithatë unë prap e them se vazhdimi i dialogut është humbje për Kosovën. Nuk është hera e parë që liderët tanë po ulën në një tavolinë me liderët serb. Unë nuk mendoj që është në pyetje Haradinaj, sepse ai është një qytetarë i Kosovës rasti i të cilit fatkeqësisht nuk është trajtuar siç duhet nga qeveritarët tanë”, ka thënë Haradinaj/Gexpress

Facebook Comments

Related posts

Deputeti i PDK’së bën thirrje që të prishet koalicioni me LDK’në

lipjanipress

LSDM premton pensione shtetërore për të gjithë qytetarët

lipjanipress

Serbia rekruton 500 ushtarë më shumë pas tensioneve me Kosovën

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli