Lipjanipress

Harrojeni iPhone 7 – ja pse iPhone 8 do të jetë më i miri

Autotetch

Prej kur u lansua iPhone 7, thashetheme të ndryshme kanë qarkulluar në internet rreth asaj se si do të jetë iPhone i ardhshëm.

Dhe në një video të publikuar nga Business Insider, është treguar çfarë mund të presim nga ky celular i ri.

Ky vit shënoi edhe 10 vjetorin e iPhone dhe të gjitha thashethemet po tregojnë se iPhone i ri do të ketë një ndryshim radikal në dizajn.

Për herë të parë iPhone mund të përmbajë një ekran OLED – që do të thotë më pak ngjyrë të zezë dhe konsumim më të ulët të energjisë, transmeton Gazeta Express.

Ekrani do të mund të jetë i lakuar – ngjashëm me atë çfarë kemi parë në Galaxy S7 Edge. Madje, Apple mund të prezantojë prezantoj një ngjyrë të re në linjën e iPhone – të kuqen.

Me kaq shumë njerëz që mezi po presin të lansohet ky celular, kërkesat për celularin e ardhshëm mund të jenë të “paprecedent”.

Ka shumë gjasë që iPhone të kalojë modelin “S” dhe të kërcejë direkt në iPhone 8 – ose të shkojë drejt e në iPhone 10. Kompania mund të lëshojë edhe një model të tretë me një ekran më të madh prej 5.8 inç.

Butoni i zakonshëm mund të futet në panelin e qelqit përballë, duke e bërë kështu të padukshëm. Sipërfaqja e përparme e celularit mund të jetë një ekran i plotë pa korniza ose bezelë.

Sikur Samsung Galaxy S7, celulari mund të ketë mbushje me wireless. Dhe sikur iPhone 7, celulari nuk do të ketë një port për kufje.

Facebook Comments

Related posts

Apple mund ta bëjë iPhone X më të arritshëm për të gjithë, ul ndjeshëm çmimin e iPhone X

lipjanipress

Një smartphone Alpha-One nga një prodhuesi luksoz si Tonino Lamborghini

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli