Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka bërë edhe një goditje presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Në faqen zyrtare në facebook të ambasadës, janë disa fotografi të ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee me zyrtarët e lartë shtetëror të Kosovës, por këtu mungon i pari i vendit, Hashim Thaçi.
Derisa Ambasada Amerikane ka postuar fotografitë e takimeve të Yee me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, me drejtuesit e Listës Serbe dhe me ministren për dialog, aty mungon fotografia me Hashim Thaçin, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, amerikanët kanë dalë kundër nismës së Hashim Thaçit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës pa ndryshime kushtetuese.
Këto janë fotografitë e postuar në faqen e Facebookut të ambasadës amerikane.