LipjaniPress

Haziri koordinohet me BIK’un në Gjilan “për ndërtimin e xhamive dhe një qendre islamike”

Lajme

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë ditës së sotme ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Isame në Gjilan, ku është pritur nga kryetari Naim Aliu.

Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan për projektet e përbashkëta të cilat do të realizohen gjatë vitit.

“Meqë jemi një fillim të vitit buxhetor, me kryetarin e Bashkësisë Islame biseduam për disa nga projektet e tyre dhe kërkesat e besimtarëve të Gjilanit, të cilat kanë të bëjnë me renovime dhe ndërtim të xhamive te reja, siç është rasti i Muhaxherëve të Shillovës, të cilët kërkojnë truall për ndërtimin e një xhamie. Jemi në koordinim lidhur me renovimin dhomës së pritjes tek Xhamia e Madhe, ndarjen e një parcele për ndërtimin e një qendre të kulturore islame etj.,” ka thënë Haziri.

Ai u shpreh se angazhimi i Komunës është që të krijojmë kushte më të mira për të gjithë besimtarët pa dallim, duke theksuar se Gjilani në aspektin e tolerancës fetare dhe bashkëpunimi në kuadër të dilalogut ndërfetar të të gjitha kofesioneve fetare, është shembull për mbarë Kosovën.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Ne si Këshill i Bashkësisë Islame në Gjilan i jemi mirënjohës Komunës dhe kryetarit Haziri për punën dhe koordinimin e vazhdueshëm për projektet tona të përbashkëta. Projektet që i përmendi kryetari janë shumë të rëndësishme, e lehtësojnë punën tonë, por krijojnë mundësi më të mira për besimtarët myslimanë që t’i kryejnë ritualet fetare në mënyrën më të mirë”, u shpreh Aliu.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma janë takuar në Tiranë, ja çfarë kanë bidesuar

lipjanipress

M.Tahiri: Punësimi mbetet ende sfida më e madhe për të rinjët e Ashkalinjëve

lipjanipress

Kroacia dhe Çekia me qëndrime të ndryshme rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO

lipjanipress

Dardan Molliqaj konfirmon dorëheqjen si sekretar organizativ i VV-së

lipjanipress

DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1878/1789:NJËQIND E KATËRDHJETË VJETË MË PARË (FOTO)

lipjanipress

Shkencëtarët të alarmuar: Një mega-cunam do vrasë mijëra persona në Evropë

lipjanipress

Kroatët publikojnë hartën e Shqipërisë Etnike, çmenden serbët (FOTO)

lipjanipress

Konjufca ia përsërit Fajonit qëndrimin e VV’së për Demarkacion

lipjanipress

Ndërron Jetë Florenc Beqiri, Shqiptari Që u Masakrua Në Burgun E Francës

lipjanipress

Florim Shala jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK në ditën e zgjedhjeve

lipjanipress

Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollëve

lipjanipress

Deklaratë për media e Partisë Liberale të Kosovës

Rexhep Isufi
Skip to toolbar