Lipjanipress

Hetime për përplasjen vdekjeprurëse të autobusit hungarez në Itali

Lajme

Autoritetet e Hungarisë po punojnë së bashku me ato italiane për hetimin e shkaqeve të përplasjes së autobusit në pjesën veriore të Italisë, me ç’rast humbën jetën 16 vetëm ndërsa dy të tjerë janë me plagë të rrezikshme për jetë.

Në autobus ishin 56 shtetas të Hungarisë, përfshirë dy shoferë.

Autobusi u përplas vonë më 20 janar në autostradën afër qytetit Verona në Itali.

Shumica e udhëtarëve ishin nxënës të një shkolle në Budapest, së bashku me prindërit dhe nxënësit, që ktheheshin nga një turne në Francë.

Ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha dje se hetimet tashmë kanë filluar dhe se do të duhen disa ditë për identifikimin e të vdekurve, pasi shumica prej tyre kishin pësuar djegie të rënda.

Facebook Comments

Related posts

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress

Sekseri që merr para për mbylljen e hetimeve

lipjanipress

Gazeta maqedonase “e gjen” origjinën e shqiptarëve: Janë nga Afrika!

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli