LipjaniPress

Historia prekëse e ushtarit që shërbeu në Kosovë (Video)

Lajme

Simon Brown ishte një ushtar britanik me mision në Irak, më saktësisht në Basra, kur kishte pësuar lëndime të tmerrshme gjatë një operacioni të shpëtimit

Simon tregon historinë e tij për The Jeremy Kyle Show, dhe edhe pse duket mjaft i relaksuar e shakaxhi, nuk e fsheh që abuzimi që ka pasur pas rikuperimit e ka lënduar atë shumë emocionalisht.

Ai e kishte për detyrë të shpëtonte ushtarët e plaguar në fushën e betejës, këtë e kishte bërë edhe në Kosovë gjatë intervenimit të NATO-s, dhe pas kësaj ushtari britanik kishte shkuar me misione 3 herë në Irak. Herën e tretë ekipi i tij ishin zënë në pritë në qytetin Basra në vitin 2006.

Brown kishte shpëtuar 6 kolegë të tij gjatë kohësqë vetura e tyre ishte bllokuar, dhe ishte tërhequr me sukses në automjetin e tij. Gjatë kohës që po largoheshin nga vendi ku kishin rënë në pritë asgjë nuk shihej nga pluhuri që të shtënat kishin shkaktuar. Sipas tij vozitësip o i vendoste të gjithë në rrezil pasi nuk po shihte se në çfarë drejtimi duhej vozitur. Në ato moment ai e kishte nxjerrë kokën jashtë dritarës për të parë se në çfarë drejtimi duhej të vazhdonin dhe ishte goditur nga një plumb i snaiperit. Plumbi kishte hyrë në anën e majt ë të faqës së tij dhe kishte dalë në të djathtën, duke vërbuar njërin sy dhe duke limituar shikueshmërinë në tjetrin në vetëm 20%.

Simon tregon për abuzimin që i është bërë pas rikuperimit, ku kishte menduar edhe për vetëvrasje. Por pasi kishte dëgjuar për vdekjen e dy kolegëve të tij kishte vendosur që të mos e ndotë kujtimin e tyre dhe të vazhdojë e të flasë publikisht për gjërat që ushtarët e lënduar kalojnë pas luftës, shkruan rtv21.tv.

Ai ka kaluar një kohë tepër të vështirë, me mbi 16 operacione në fytyrë dhe kjo ende nuk ka përfunduar edhe 11 vite pas aksidentit.

Simon nuk pendohet për zgjedhjen e karrierës, dhe ndihet shumë krenar me punën që ka bërë, e të gjithë të tjerët duhet të ndihen krenarë për shërbimin e tij, e jo të shihet me një sy të keq e të përqeshet. Nuk ka rëndësi pamja fizike në bërjen e një heroi, dhe Simon vërtetë është një hero

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mjegulla bllokon Shkupin, anulohen fluturime, aterime në Prishtinë e Ohër…

lipjanipress

Përfundojnë “Ditët e Agimit” – rikujtohet vepra e Agim Ramadanit

lipjanipress

Gjendet i vdekur një kumanovar në rrugë

lipjanipress

ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat i LDK’së për kryeministër

lipjanipress

Kur Slobodan Milosheviq i premtonte turmës në Beograd arrestimin e Azem Vllasit (VIDEO)

lipjanipress

Policia: Disa raste penale dhe 14 incidente të ndryshme gjatë zgjedhjeve

lipjanipress

Lideri i AAK’së: Është nder të vizitohen dëshmorët pas një dite të rëndësishme

lipjanipress

Alarmi vjen nga Franca: Trump dhe Putin do të “rivizatojnë” hartën e Evropës

lipjanipress

Familjarët e Grupit të Kumanovës një ditë para vizitës në Prishtinë ja çka i shkruajnë Zaevit!

lipjanipress

Trump nënshkruan sot një urdhër ekzekutiv për prishjen e dy marrëveshjeve ndërkombëtare

lipjanipress

Pro dhe kundër dëbimit të refugjatëve në Gjermani

lipjanipress

I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, uron qytetarët për Vitin e Ri 2021

lipjanipress
Skip to toolbar