Ministri i Financave, Abdullah Hoti, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connelli, gjatë një konference të përbashkët me gazetarët kanë vlerësuar procesin e emërimit të drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.
Fillimisht, ministri i Financave, Abullah Hoti, tha se emërimi i drejtorit të përgjithshëm të Doganës, Bahri Berisha është bërë mbi baza meritore.
Hoti tha se Berisha është treguar më i suksesshmi në mesin e kandidatëve, që kanë konkurruar për këtë pozitë.
“Besoj që do jetë shembull në emërime tjera”, tha Hoti.
E ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell, tha se procesi i emërimit të drejtorit të ri të Doganës ishte krejtësisht transparent.
Kjo sipas O’Connell duhet të merret si shembull edhe për emërimet e tjera.
“Është emëruar kandidati që ka dalë numër një, me proces transparent, dhe duhet vlerësuar qeverinë për këtë vendim kaq të mire, ky proces duhet të jetë shembull me këtë rast”, tha ambasadori britanik.