LipjaniPress

HOTI-HARADINAJT: MOS SHIT TRIMËRI

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah e ka kritikuar ashpër programin e Qeverisë Haradinaj. Ky i fundit i është përgjigjur Hotit për sulmet që po u bëhen në vazhdimësi anëtareve të Komisionit për Demarkacionin.

Por Hoti përsëri e ka replikuar Haradinajn, duke i thënë se ka pritur që kryeministri sot në foltoren e Kuvendit të flas për programin e tij qeverisës dhe premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale.

Tutje Hoti i ka thënë Haradinajt se nuk mund të flas nga foltorja e Kuvendit se kush është më shumë apo më pak patriot. Ka thënë se Haradinaj nuk guxon që askënd ta kërcënojë si kryeministër i vendit.

“Ne qëndrimin e kemi të qartë për këtë çështje. Jo të merremi me raporte që merren komisione të ndryshme. Kush është më patriot e më pak, nuk është mirë që kryeministri të bëjë kërcënime. Ju i keni dhënë premtimet elektorale. Unë prita që ju të dilni e të flisni për premtimet elektorale. Nuk guxoni ta kërcënimi askënd si kryeministër”, ka thënë Hoti.

Haradinaj i është përgjigjur Hotit se Komisioni për Shënjimin e Kufirit të Kosovës është i njëjti siç ka qenë dikur.

“Ju më keni thirre për dokumentin që ua kam sjellë në fillim kur e kam nisë qeverisjen. E dyta, nuk kom qejf më u nguc me askënd tepër. Keni parasysh, Komisioni Shtetëror i Kosovës ky është sot, është i njëjti si ai që ka ekzistuar dikur”, ka thënë Haradinaj.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Medikamente me vlerë 240 mijë dollarë për QKUK nga Direct Relief

lipjanipress

Kryetarja e Preshevës kërkon njohjen e diplomave të Kosovës…

lipjanipress

Lideri i AAK’së: Është nder të vizitohen dëshmorët pas një dite të rëndësishme

lipjanipress

Mësuesi që vrau Miladin Popoviçin para 72 viteve

lipjanipress

Gjoba dhe padi për partitë politike që përdorin të dhënat personale të qytetarëve

lipjanipress

Të hënën Kryesia, për seancën e Kuvendit parashihen dy interpelanca të kryeministrit

lipjanipress

Mustafa e Vuçiq në Bruksel do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve

lipjanipress

Zvicerani e plagos të riun kosovar

lipjanipress

Pas Vetëvendosjes, edhe Lista Srpska bëhet parti

lipjanipress

Reagon Policia e Kosovës: Prania jonë në mjediset serbe rutinore

lipjanipress

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesin e “KVB”

lipjanipress

Dialogu ‘ribashkon’ opozitën

lipjanipress
Skip to toolbar