LipjaniPress

Hoti: Tryezat po i bëjmë për të caktuar datë të zgjedhjeve

Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një tjetër tryezë, këtë herë me shoqërinë civile. Në këtë tryezë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka numëruar dështimet e Qeverisë “Haradinaj”, mungesën e shumicës qeveritare, ndërsa ka thënë se partia e tij ka iniciuar tryezat me partitë e tjera për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Ai në tryezën e LDK-së me organizatat joqeveritare, ka thënë se qëllimi i kësaj tryeze është të diskutojnë për sfidat me të cilat po përballet Kuvendi në realizimin e mandatit.

” Emërimi nga 5 zv ministra, falja e borxheve për prodhuesit e ujit iniciativa për shfuqizimin e dhomave të specializuara dhe dëbimi i dhunshëm i 6 shtetasve turq. Gjatë kësaj periudhe ne si LDK jemi munduar të bëjmë një opozitë të fuqishme”, ka thënë Hoti.

“Në disa raste si GP në opozitë kemi marrë në përgjegjësi t’i përkrahim marrëveshjet shtetërore, kemi punuar në interes të shtetit”, ka thënë tutje ai.

Hoti shtoi se LDK e vlerëson se ka dështuar të vë kontrolli demokratik i kuvendit karshi qeverise.

“Pa një shumicë qeveria e vendit s’ka legjitimitet me vazhdu. Kanë filluar të dështojnë dhe mbledhjet e qeverisë. Kryeministri ka dështuar se nuk ka kontroll mbi ministra dhe institucionet. Ministrat marrin vendime mbi interesat personale. Kryeministri ka filluar të dal në terren pa kompetence për të premtuar themelimin e komunave të reja. Kemi iniciuar tryezat e partive politike me të vetmit qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve. Përmes tryezave i kemi dhënë mundësi dialogut dhe gjërat të qartësohen”, tha ai.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë i bashkohen iniciativës së Vjosa Osmanit

lipjanipress

Lëvizja “Syri i Popullit” quhet organizata e Murat Jasharit

lipjanipress

PDK-Lipjan:Kryetari Hajrullahu vizitoi fshatin Konjuh!

lipjanipress

Lekaj: I shpjegova Fajonit se AAK nuk është kundër Demarkacionit, por kundërshton humbjen e territorit

lipjanipress

Dhjetëra pasagjerë evakuohen pas “eksplodimit në metronë e Parisit”

lipjanipress

Gjermania i kërkon Serbisë që “problemin e Kosovës ta zgjidhë shpejt”

lipjanipress

Familja Rugova në Zyrën e Thaçit: U dorëzohet medalja presidenciale për Ibrahim Rugovën

lipjanipress

Eskalojnë raportet mes Turqisë e Holandës

lipjanipress

Gjenerali amerikan: Mund të nis lufta në Europë

lipjanipress

Haradinaj: Gjykata franceze s’do të ngutet, s’ekstradohem në Serbi

Press Lipjani

Ende e pasigurt mbështetja financiare nga shteti për të akuzuarit nga Specialja

lipjanipress

Në këto vende nuk do të ketë rrymë gjatë ditëve të ardhshme

lipjanipress
Skip to toolbar