Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK–së Fadil Hoxha në emisionin e Interaktiv të KTV-së ka treguar për synimet e kësaj sindikate që me Ligjin për RTK-në të bëhet një zgjidhje e përhershme e financimit të transmetuesit publik në mënyrë që ai jetë në funksion të informimit të drejtë e të paanshëm e në shërbim të politikës ditore.
Ai ka shtuar se udhëheqja e RTK-s është më megalomania në rajon, me drejtori, borde e menaxhmente që bëjnë shpenzime më së shumti në rajon dhe që nuk japin llogari për asgjë ndërsa ka shtuar se nuk shfrytëzohen resurset e brendshme por merren resurse nga jashtë për të cilët bëhen pagesa të dyfishta e krejt të panevojshme.
Ai akuzoi edhe për blerje të programeve televizive të huaja që sipas tij nuk janë dobishme për shikuesin.
Drejtori i RTK-së Mentor Shala, pasi kishte marrë vesh se kryesindikalisti i RKT-së do të ishte mysafir në Interaktiv, iu kishte kërcënuar Hoxhës përmes rrjeteve sociale.
Lidhur me këtë kërcënim Hoxha: “Kërcënimi nuk është i ri nga zoti Shala. Kështu ka bërë edhe gazetarin Arsim Halili. Drejtori duhet të jetë shembull për mirësjellje e unë nuk dua të bie në nivelin e tij” .
Mentor Shala, deri më tash nuk ka pranuar të dalë në duel me sindikalistët në Interaktiv.
Hoxha ka treguar se kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli është biseduar rreth Ligjit të ri dje kryeparlamentari ka shfaqur për zgjidhjen e problemeve në RTK. Ai ka akuzuar menaxhmentin e RTK-së edhe për “kanalizimin e dobët të mjeteve financiare”. Me këtë rast ai ka përmendur se në komisionin për buxhet të RTK-së kishte parë se shpenzohen para të shumta për higjienën në objektet e RTK-së, por shton se vetëm tualetet në objektin e transmetuesit publik janë “në gjendje të mjerueshme”.