LipjaniPress

Hoxha: Rruga drejt integrimit e vetmja alternativë

Lajme

Nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me moto: 10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës,

Në fjalën e saj, ministrja e Integrimit Evropian theksoi se 17 shkurti i vitit 2008 shënoi një pikë kthese në historinë bashkëkohore të vendit tonë.

Ajo theksoi se nuk duhet harruar edhe ata që ndihmuan dhe kontribuuan që Kosova të bëjë këtë kthesë historike dhe të jetë shtet i pavarur.

“Ndryshimet janë të evidente dhe të pamohueshme qoftë në zhvillimin e sektorit privat, në sektorin bankar, në eksport dhe sidomos në infrastrukturën rrugore në zhvillimin urban dhe zhvillimin rural”, theksoi ajo duke shtuar se pjesë shumë e rëndësishme këtij progresi është nënshkrimi i MSA-së, marrëdhënies së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian.

“Zbatimi i përpiktë i MSA do të thotë progres jo vetëm në zhvillimin ekonomik të vendit por edhe në të gjitha fushat tjera. Ne e kemi udhërrëfyesin se cila është rruga jonë e reformave dhe ajo është MSA-ja, neve na mbetet vetëm të punojmë për të përmbushur obligimet që dalin nga ajo”, theksoi Hoxha.

Ajo përmendi edhe sfidat si e drejta e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian, bizneset, qytetarët, afaristët e studentët privohen nga mundësia e zhvillimit qoftë të biznesit apo të punëve të tjera në vendet e BE në mungesë të liberalizimit të vizave dhe kjo ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në mesin e sfidave, Hoxha përmendi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një sfidë e cila vazhdimisht përmendet në raportet e institucioneve të BE dhe sidomos në raportin për vendin, transmeton Klan Kosova.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

lipjanipress

Shkon në 54 numri i të vdekurve nga orteku i borës (Foto)

lipjanipress

Ta ndihmojmë invalidin e luftës Irfan Xhaferin

lipjanipress

Arrestohet ushtari gjerman, planifikonte sulm terrorist

lipjanipress

Në Lipjan Therr me thikë kushëririn

lipjanipress

“ Zgjedhjet nuk do të mbahen në pranverë!”

lipjanipress

Gjatë fundjavës në Shkup 23 aksidente, një i lënduar rëndë disa veta më lehtë

lipjanipress

Masa të reja të mbrojtjes së kufijve: Prej sot kosovarët e kanë më vështirë të kalojnë ilegalisht në Zvicër

lipjanipress

Donika Gërvalla kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës

lipjanipress

Agani tërhiqet nga gara për deputet shkak i aktakuzës

lipjanipress

BIK-u “përplaset” me Qeverinë e Kosovës për ezan

lipjanipress

Fuad Ramiqi dhe 4 imamë deklarohen të pafajshëm

lipjanipress
Skip to toolbar