Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot takim me strukturat e PDK-së në Vushtrri në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 11 qershorit.
Në këtë takim, Hoxhaj ka deklaruar se PDK është partia më e madhe në vend, por mbi të gjitha është parti e vendimeve të mëdha dhe e veprimeve të mëdha.
Hoxhaj ka thënë se PDK ka udhëhequr dhe do te vazhdojë t’i udhëheq proceset më të rëndësishme shtetndërtuese të Kosovës. Ai ka theksuar se për Partinë Demokratike është primar interesi i shtetit para çdo interesi tjetër.
“Tubim i jashtëzakonshëm në Vushtrri me strukturat drejtuese të degës së PDK-së ku pashmangshëm diskutuam edhe për zhvillimet e fundit. Theksova se PDK është partia më e madhe në vend, por mbi të gjitha është parti e vendimeve të mëdha dhe e veprimeve të mëdha. PDK ka udhëhequr dhe do te vazhdojë t’i udhëheq proceset më të rëndësishme shtetndërtuese të Kosovës si parti që i vendos interesat e qytetarëve para atyre individuale. Bashkë për #FillimiRi me 11 qershor”, shkruan Hoxhaj në Facebook.
Zëvendëskryetari i PDK-së ka bërë thirrje për dalje sa më masive dhe përkrahje për partinë demokratike në zgjedhjet e 11 qershorit.