Lipjanipress

Hoxhaj viziton Malajzinë, bashkëpunimi ekonomik me interes reciprok

Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj po qëndron në kontinentin e Azisë ku ka vizituar Malajzinë, e para vizitë e këtij lloji që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Dato’ Sri Anifah Aman me të cilin kanë biseduar se si të lëvizet nga raportet e shkëlqyera politike në ato ekonomike mes dy vendeve, pasi ka shumë potencial investues.

Sipas Hoxhajt, bashkëpunimi ekonomik është me interes reciprok për të dyja vendet.

“Në takimin që kisha me ministrin e Jashtëm të Malajzisë biseduam për çështje të interesit reciprok të vendeve tona. Mund të them se Kosova gëzon një mbështetje të mirëfilltë në këtë vend, i cili ka një peshë të veçantë në Azinë Juglindore, qoftë në planin politik, apo atë ekonomik. Ndërsa, në takimet që kisha po ashtu me oda të ndryshme ekonomike ka një interes të shtuar për një bashkëpunim më të madh ekonomik me Kosovën”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministri i Malajzisë, Dato’ Sri Anifah Aman, e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën e Hoxhajt duke shprehur gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.

“Jemi shumë të interesuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën. Ka mjaft fusha në të cilat do të mund të kishim bashkëpunim, veçanërisht në aspektin bilateral, atë të investimeve, dhe tregtisë. Mendoj që mundësitë janë të mëdha dhe jam i sigurt që sapo të vendosen Këshillet e Bizneseve mundësitë do të rriten dhe do të shfrytëzohen për të bashkëpunuar ngushtë me Kosovën dhe vende të tjera të botës”, ka thënë ministri i Jashtëm i Malajzisë, Dato’ Sri Anifah Aman.

Më pas, ministri i Jashtëm, Hoxhaj ka takuar udhëheqësit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë të Malajzisë ku është diskutuar ideja e organizimit të një Forumi të përbashkët ekonomik në Malajzi gjatë këtij viti.

Përfaqësuesit e biznesit në këtë shtet kanë shprehur interesim të veçantë për të investuar në Kosovë veçmas në fushën e turizmit, bankave dhe ndërtimit.

Këtë javë, ministri Hoxhaj po e viziton rajonin e Azisë Juglindore ku ka qëndruar në Singapor, Brunei dhe Malajzi.koha

Facebook Comments

Related posts

“Shqiptarët nuk vlejnë për ne!” Gazetari shqiptar i përgjigjet Marine Le Pen: Shqiptarët të dhanë Napoleonin, Nënë Terezën, mos doni edhe…

Press Lipjani

Nisma: Vazhdimi i dialogut është vetëm në interes të Serbisë

lipjanipress

“Shiu i përgjakshëm” godet Bosnjën dhe Hercegovinën

Press Lipjani
Albanian
Kalo te paneli