LipjaniPress

I refuzohet azili, refugjati i vë flakën vetes (Video)

Lajme

Pamjet e publikuara orët e fundit në rrjetet sociale, që pasqyrojnë çastin kur një refugjat sirian në ishullin grek të Hios përpiqet t’i vërë zjarrin vetes shkaktojnë shok.

Duke protestuar për izolimin e tij në këtë ishull dhe mosaprovimin e kërkesës për azil, ai ka hedhur mbi rrobat e tij lëndë djegëse dhe kërcënon se do të vetëdigjet.

Një prej policëve, që largon refugjatët e tjerë që ndiqnin këtë skenë, përfiton nga një moment kur ai nuk e kishte mendjen dhe përpiqet t’i marrë çakmakun, por nuk ia arrin dhe të dy mbulohen nga flakët.

Pamjet më pas tregojnë refugjatin që vrapon në drejtime të ndryshme duke u djegur, ndërsa shumë të pranishëm përpiqen ta ndalojnë dhe t’i shuajnë flakët.

Sipas burimeve policore nga ishulli, pas incidentit është konstatuar se ai ka pësuar djegie të rënda në të gjitha pjesët e trupit dhe është gjykuar të çohet me urgjencë në një spital në Athinë, kurse polici që u përpoq ta shpëtonte ka djegur vetëm duart dhe ka marrë ndihmën mjekësore, përcjell TCH.

Në 3 ishujt e mëdhenj të Greqisë; Hios, Lesbos dhe Samos; ndodhen përkatësisht 3.580, 3.290 dhe 1.730 refugjatë, ndërsa kushtet e vështira të jetesës dhe pritja e gjatë e shoqëruar me ankthin e mosaprovimit të kërkesës për azil shkaktojnë shpeshherë situata tejet dëshpëruese.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Në Kolegjin “Mehmet Akif”mbahet ceremonia e diplomimit të maturantëve të gjeneratës së 12-të

lipjanipress

Adem Grabovci në Gjykatë, po merret në pyetje për rastin e Fatmir Limajt(VIDEO)

lipjanipress

Ministri i FSK-së nuk e ka refuzuar pagën me rritje

lipjanipress

Këto vende do të kenë reduktime të energjisë elektrike nesër

lipjanipress

Organizata Gjermane ASB ,në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, ka shpërnda pajisje bujqësore për 15 familje

lipjanipress

Veseli: Luta mund të hidhërohet, por LDK nuk është as e dyta në Gjilan

lipjanipress

Nuk kishte vend në burg, lirohet kosovari në Gjermani

lipjanipress

PDK-Lipjan: z. Hajrullahu viziton Tregun e Gjelbërt në Lipjan

lipjanipress

Ministri i Brendshëm izraelit përdor qepën që të përlotet (Video)

lipjanipress

Sulmuesi i Vehbi Kajtazi, ende në paraburgim

lipjanipress

Filloi edhe asfaltimi i rrugës Magure-Blinajë (FOTO)

lipjanipress

Profili i Haradinajt, merr postin që e kërkoi për 13 vjet: Tash le ta tregojë veten

lipjanipress
Skip to toolbar