LipjaniPress

Imri Ahmeti: Besimi juaj ishte dhe do të jetë obligim për punë e përkushtim ndaj jush

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Kryetari Imri Ahmeti ka qëndruar sot në Ribar të Madh, ku para banorëve të shumët të këtij lokaliteti ka prezantuar platformën e tij zgjedhore për mandatin e dytë qeverisës me Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, duke bashkëbiseduar me banorët e Ribarit të Madh dhe duke prezenëntuar projektet e realizuara për gjatë katër viteve ka thënë : “Katër vite më parë,ne ishim këtu dhe kërkuam besimin tuaj. Ju u përgjigjët pozitivisht kërkesës sonë. Ky besim neve na obligoj që me punë e përkushtim të bëjmë më të mirën të mundshme për Ribarin e Madh. Përgjatë katër viteve, ne asfaltuam rrugicat e fshatit, ndërtuam fushën e sportit dhe rregulluam trotuarin me ndriçim publik në disa pjesë të fshati, si dhe realizuam projekte të tjera. Gjendja në të cilën e gjetëm komunën dhe borxhet e trashëguara, si dhe bashkëqeverisja me partnerët e koalicionit, e pamundësoj realizimin e projekteve të tërësishme që kishim për Ribarin e Madh dhe për tërë Lipjanin.” është shprehur kryetari Ahmeti.
Ahmeti duke folur për projektet që ka në plan për mandatin e dytë ka shtuar se sonte me krenari dhe ballëhapur para punës së deritanishme është para banorëve të Ribarit të Madh, për të kërkuar besimin e tyre edhe për katër vite që Lipjani të fitohet pa balotazh dhe pa pazare politike, sepse një rezultat i tillë do të na bëjë më të fuqishëm dhe duar lirë që të realizojmë në tersi projektet tona. “Në e dimë se të rinjtë e Ribarit të Madh dhe lokaliteteve përreth kanë nevojë për një Sallë sporti. Ju siguroj se kjo do të jetë punë e kryere. Po ashtu e dimë se këtu kanë mbetur ende edhe disa rrugica të pa përfunduara dhe një pjesë e trotuarit me ndriçim publik. Prandaj do të vazhdojmë me përkushtim që të përfundojmë asfaltimin e gjitha rrugicave nëpër fshat, dhe asfaltimin e rrugës nga Ribari i Madh që lidhet me Torinën. Ndërkaq ndriçimi publik, do të jetë ndër projektet e rëndësishme në mandatin tonë të dytë. Kurse, do të punohet që të ndërtohet edhe rrjeti i ujësjellësit dhe të investohet edhe në infrastruktur shkollore. Por, nuk do të lihet anash as hapësira publike dhe mirëmbajtja e tyre, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së Varrezave të fshatit dhe mirëmbajtja e varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve ” ka thënë kryetari Imri Ahmeti. Ahmeti i duke ju bërë thirrje banorëve të Ribarit të Madh që votën e tyre ta orientojnë për numrin 47 dhe LDK-në, i ka siguruar ata se gjatë qeverisjes së tij, do të jetë jo vetëm kryetar i atyre që mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës, por kryetar i cili punon për gjithë qytetarët lipjanas, pa dallime. Kurse, besimi i tyre edhe për një mandat e obligon ata që të vazhdoj tutje ME PUNË, PËR LIPJANIN./LipjaniPress.com//
LDK-LIPJAN
Zyra për Informim

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Tërmkolli akuzon PDK’në: Po fshiheni pas opozitës

lipjanipress

Kryesia e PDK-së dega në Lipjan nderon të rënët në Ribar të Vogël

lipjanipress

Fati i murit në Mitrovicë varet nga bisedimet në Bruksel

lipjanipress

Kosova nuk ka bërë mjaft për minoritetet, thotë O’Connell

lipjanipress

Në Lipjan filloi realizimi i projektit për vizita shtëpiake dhe përkujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve

lipjanipress

Ministri i Brendshëm izraelit përdor qepën që të përlotet (Video)

lipjanipress

Denoncuesi i Driton Gashit: Unë s’e kam ndërmend të vetëvritem, nëse vdes më kanë vrarë

lipjanipress

Vuçiqi porosit BE-në: Mos na predikoni më për shtetin e së drejtës

lipjanipress

Zhduket një femër në Lipjan

lipjanipress

IMRI AHMETI- nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me këshillin evropian KE për të drejtat e minoriteteve

Press Lipjani

Acari lë gropa me përmasa shqetësuese në Rrugën e Kombit

lipjanipress

Ligji për kundërvajtje, vështirë i zbatueshëm

lipjanipress
Skip to toolbar