Mbështetja për kryetarin Imri Ahmeti, edhe për mandatin e tij të dytë qeverisës u dëshmua edhe në Blinajë.
Kryetari Ahmeti, sonte ishte në fshatin Blinajë, ku duke bashkëbiseduar me banorët e shumët të këtij lokalitet ka prezantuar platëformën e tij zgjedhore për Lipjanin, e në theks të veqanët për Blinajën dhe lokalitetet për rreth.
Ai është zotuar se në mandatin e tij të dytë do të përfundoj të gjitha projektet e nëvojshëme për banorët e këtij lokalitet.
“Ju e vlerësoni vet se ku keni qenë para katër vitesh, e ku jeni sot. Unë konsideroj se kemi punuar aq sa kemi pasur mundësi. Ju keni ditur ti besoni fjalës sonë, sikurse do të dini ti besoni edhe tash.
Ju siguroj se do ta shëndrrojm Blinajen në një fshat modern, që do ti kenë lakmi të gjitha fshatrat e Kosovës.
Ju siguroj se në mandatin e ardhshëm do të jem më afër Vershevcit. Blinaja do të kyqet në rrjetin e ujësjellësit.
Jam i bindur që edhe trotuari e ndriçimi publik do të rregullohen gjatë mandatit të dytë.Po ashtu, do të bëhet edhe asfaltimi i rrugës Vershevc-Varrezat e Qylagës, ndërtimi i infrastrukturës në varrezat e fshatit dhe mirëmbajtja e tyre si dhe investimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike, dhe krijimin e zonave të gjelbëruara”, është shprehur kryetari Ahmeti.
Kryetari Ahmeti, i ka ftuar banorët e këtij lokaliteti që në këtë garë zgjedhore të jenë korrekt e dinjitoz, pa u hasmuar me askënd për partit politike.
Kurse në zgjedhjet e 22 nëntorit të votojnë për numrin 47, sepse tash është koha e duhur që të fitojmë me të paren dhe të qeverisim pa ortak./LipjaniPress.com//