LipjaniPress

Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Lipjani shpërblehen me dy çmime në Festivalin e 14-të mbarëkombëtar në Fushë -Arrëz

Lajme Lipjani

Të dielen në Fushë-Arrëz të Shqipërisë ka përfunduar edicioni i 14-të i Festivalit mbarëkombëtarë të Instrumentistëve të Vegjël Popullor.
Në mesin e 28 grupeve të fëmijëve nga të gjitha trojet shqiptare kanë marrë pjesë edhe Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Komuna e Lipjanit. Në këtë festival fëmijët e Instrumentistëve të vegjël shpalosen vlerat e tyre artistike para jurisë profesionale të udhëhequr nga Zhani Ciko. Në këtë garë shumë profesionale, Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Komuna e Lipjanit u shpërblyen me dy çmime: me vendin e tretë të këtij festivali si dhe Zëri i Artë i festivalit të cilit i takoi Riad Kërpuzit.
Në hapjen zyrtare të këtij festivali të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Komuna e Lipjanit të prirë nga nënkryetari i Komunës Sefer Tasholli, i cili ka uruar dhe përgëzuar grupet pjesëmarrëse për angazhimin e tyre, të cilët kanë sjellë në këtë festival vlerat kulturore artistike të trojeve shqiptare dhe mënyrën se si këto vlera kultivohen dhe ruhen nga populli ynë artëdashës. Nënkryetari Tasholli në të njejtën kohë ka ururar grupet garuese për suksese të mira në këtë festival duke thënë se Komuna e Lipjanit në vazhdimësi po i mbështet të rinjët të cilët kanë dëshirë për ti ruajtur vlerat tradicionale./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nisma: Vazhdimi i dialogut është vetëm në interes të Serbisë

lipjanipress

Parlamenti në Zvicër ndryshon statusin e azilkërkuesve

lipjanipress

Lipjani së shpejti me fusha moderne sportive për tenis, basketboll dhe futboll(Foto)

lipjanipress

Protestoi e zhveshur, policia franceze arreston kandidaten për presidente (Video)

lipjanipress

Kryeministri i Kanadasë dëgjon Kuran (Video)

lipjanipress

Hasani: Demarkacioni nuk po ratifikohet për faj të deputetëve të pozitës

lipjanipress

Lipjani shumë shpejtë edhe me fusha të hapura sportive

lipjanipress

Dy kosovarë në Kongresin amerikan (FOTO)

lipjanipress

Kryeministri i frikësohet gazit lotsjellës, bën thirrje opozitës të mos bllokojë e izolojë Kosovën

lipjanipress

Nipi i Adem Jasharit ia ktheu pushkën KFOR-it (Video)

lipjanipress

Opozita kritikon komunën e Lipjanit për tejkalim të numrit të të punësuarve

lipjanipress

Edi Rama në AKK: Procesi i Ramushit do të përfundojë ashtu siç duhet

lipjanipress
Skip to toolbar