LipjaniPress

INTELEKTUALË TË SHUMTË ADEROJNË NË LËVIZJEN VETËVENDOSJE! NË LIPJAN

Lipjani

Gjatë ditës së sotme, një numër i madh i intelektualëve të shquar nga komuna e Lipjanit nga fusha të ndryshme aderuan në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Koncepti i drejtë dhe zhvillimor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në njërën anë dhe në anën tjetër, nevoja dhe pritjet e mëdha të qytetarëve të Lipjanit për ndryshime në mënyrën e qeverisjes së komunës, ka bërë që intelektualë të ndryshëm si: Mjekë, Mësimdhënës, Juristë, Arkitekt, Avokat, Agronomë, biznesmenë, studentë e të tjerë t’i bashkëngjiten Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si alternativa e vetme që do t’i japë zgjidhje nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të komunës së Lipjanit.
Në prani të përfaqësuesve të mediave lokale, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Lipjan z. Selatin Retkoceri, njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës ju urojë të gjithëve mirëseardhje, duke theksuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e hapur për angazhimin e personave më të mirë të komunës sonë në drejtim të fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Lipjan dhe jetësimin e programit tonë qeverisës.
Ndërkaq, të gjithë të posa angazhuarit theksuan se problemet e mëdha me të cilat po përballët vendi ynë në përgjithësi dhe komuna e Lipjanit në veçanti, sikurse konsistenca e lëvizjes VETËVENDOSJE!, alternativa dhe programi i saj qeverisës, pastërtia e aktivistëve dhe programi i kandidatit për kryetar të komunës së Lipjanit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! z. Selatin Retkoceri, i ka shtyrë që të angazhohen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si angazhim i përbashkët në realizimin e synimeve politike për një shtet të së drejtës, zhvillimor dhe të mirëqenies së qytetarëve, sikurse edhe për një komunë që i shërben të gjithë qytetarëve dhe qeveriset pa korrupsion, pa nepotizëm dhe me profesionalizëm siç e përfaqëson lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kandidati i saj z. Selatin Retkoceri./LipjaniPress.com//

 

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mbahet takim pune i sektorit për program zgjedhor dhe projekte

lipjanipress

Pritje madhështore për kryetarin Imri Ahmeti nga banorët e fshatit Bujan(Video+Foto)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive

lipjanipress

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit “Lipjani për Fëmijët”

lipjanipress

Partia Demokratike e Kosovës-Dega në Lipjan Njofton

lipjanipress

Në Lipjan Therr me thikë kushëririn

lipjanipress

Aderime në Nisma Socialdemokrate në Lipjan

lipjanipress

Zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar nga partitë e ndryshme

lipjanipress

Komuna e Lipjanit e dënon rastin e thyerjes së xhamit të dritares në shkollën “Vëllëzërit Aksiq” në fshatin Rubovc

lipjanipress

Fillon izolimi dhe riparimi i pjesës së jashtme të objektit të Komunës (Foto)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti i përkushtuar të mbështet të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit pa dallim etnie

lipjanipress

Hajrullahu ” Me Jetën e Re do t’i sjellim Lipjanit jetën e re”

lipjanipress
Skip to toolbar