Lipjanipress

Islanda kërkon emigrantë, ja mundësitë

Lajme

Në vitin 2016 në Islandë ishte reduktuar në mënyrë drastike numri i punëtorëve, që edhe është arsyeja kryesore se pse këtë vit, ky ishull ofron punë për 4000 të huaj.

Sipas ‘Bussines Iceand’ e bazuar në kryeqytetin islandez, kompanitë e tyre po kërkojnë punëtorë të huaj të profesioneve të ndryshme, por, kryesisht në hotelieri dhe turizëm pasi që turizmi në këtë ishull po zhvillohet me shpejtësi, transmeton gazetametro.net

Ministri i Çështjeve Sociale, tha se Islanda po bëhet një ‘komb emigrant’ për shkak të ndryshimeve të mëdha demografike në ishull, dhe se në vitet e ardhshme po përgaditet për të akomoduar një numër të madh të shtetasve të huaj për të zënë vendet e lira të punës.

Përveç këtyre problemeve, Islanda përballet edhe me probleme të plakjes së popullatës dhe mortalitetit. Statistikat atje vlerësojnë se 10 përqind e popullsisë në Islandë janë më të vjetër se 70 vjet.

Gazetametro.net ka raportuar më herët se zhvillimi ekonomik në këtë ishull ka marrë hovin e lartë, në të cilin jetojnë dhe punojnë rreth 500 shqiptarë kryesisht nga Kosova dhe disa nga Shqipëria dhe Maqedonia. Ishulli i Islandës në përgjithësi nuk ka më shumë se 330 mijë banorë, me vendës dhe të huaj./Albeu.com/

Facebook Comments

Related posts

Tërheqja e Thaçit dhe Veselit nga Specialja- A u tradhtuan e shfrytëzuan deputetët e PDK’së?

lipjanipress

Turqia mban të bllokuar Wikipedia’n

lipjanipress

Hoxhaj: Me këtë territor të Kosovës na kanë njohur 114 shtete

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli