LipjaniPress

Ismet Hajrullahu ‘50% e kabinetit tim do të jenë gra’

Lipjani

Nën organizimin e Gruas Demokratike në Lipjan, sot u mbajt debati ‘Barazia gjinore’ ku të pranishme ishin gra të institucioneve të ndryshme të Komunës, sektorit privat dhe përfaqësuese të OJQ-ve që operojnë në Komunën tonë.
Kryetarja e GDK-së znj. Selvije Halimi falenderoi të pranishmet për pjesëmarrje dhe për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë PDK-së vite me radhë dhe ftoi për angazhim të mëtutjeshëm në përkrahje dhe fuqizim të Kandidatit z. Hajrullahu.
‘Baza e një njeriu të fortë është një familje e shëndoshë. z. Hajrullahu është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe familjes së shëndoshë prandaj si i tillë ai do të bëjë një qeverisje të shëndoshë’ tha znj. Halimi.
Ndërsa nikoqiri i këtij debati, Kandidati për Kryetar të Komunës z. Ismet Hajrullahu përmendi dështimet e qeverisjes komunale për të respektuar të drejtën e gruas në vendimmarrje.
‘Barazia gjinore është në interes të përgjithëshem prandaj Platformën e PDK-së e kemi përqëndruar në barazi gjinore duke përcaktuar respektimin e të drejtës në përfaqësim të barabartë gjinorë në qeverisjen tonë.
Kabineti im do të ketë 50% gra të cilat do të jenë eksperte të dëshmuara në fushat e tyre sepse nga takimet që kam bërë kam vrejtur potencial të madh tek gratë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë potencial për të mirën e shoqërisë’ potencoi z. Hajrullahu.
Ai poashtu theksoi nevojën për përkrahje të OJQ-ve sepse nga takimet që ka bërë në këto shoqata, ka marrë anesa për mospërkrahje nga autoritetet përgjegjëse dhe u zotua se nëpërmjet subvencioneve, OJQ-të do të kenë trajtim të merituar ashtu siç u garantohet me dispozita ligjore.
Ai ftoi të gjitha gratë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve për të dhënë kontributin në hartimin e platëformês zgjedhore e cila do të jetë udhërrëfyes i qeverisjes së ardhëshme.
Aty u shtruan kërkesat për ndryshimin e çasjes së gruas deri në diskriminim, për të zbatuar të drejtat për barazi gjinore në punësime, udhëheqje të institucioneve nën mbikqyrjen e komunës etj.
Z. Hajrullahu u zotua se me qeverisjen e tij, gruaja do të ketë vendin e saj siç i takon.
Përkrah z. Hajrullahu në debat ishte edhe bashkëshortja e tij znj. Majlinda Hajrullahu e cila përshëndeti gratë dhe bëri thirrje për të luftuar për të drejtat e tyre sepse gratë janê ato që sjellin barazinë gjinore./LipjaniPress.com//

Sektori për informim

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

S.Pacolli: MS QUALITY Zyrtarisht fillon punën. (Video)

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës ditëve në vijim

lipjanipress

Kryesia e PDK-së dega në Lipjan nderon të rënët në Ribar të Vogël

lipjanipress

Njoftim – Kuvend zgjedhor në degën e PDAK-së në Lipjan

lipjanipress

Reagon Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan

lipjanipress

AKR-Dega në Lipjan, Sabit Pacolli me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurorë lulesh te lapidari i heroit të kombit, Ismet Asllani,

lipjanipress

Shpellat e harruara nga insitucionet (Video)

lipjanipress

Parashikimi i motit për javën që po vjen

lipjanipress

Shoqëria Civile në Lipjan, e kënaqur me zbatueshmërinë e Strategjisë për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga ana e Komunës

lipjanipress

Buja tregon se kush e bindi të heq dorë nga kandidimi për deputet

lipjanipress

Hajrullahu ” Me Jetën e Re do t’i sjellim Lipjanit jetën e re”

lipjanipress

Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e 8-të me radhë

Press Lipjani
Skip to toolbar