Lipjanipress

Ja sa do t’i kushtonte Kosovës krijimi i njësisë së helikopterëve

Lajme

Kosova mund të krijojë një skuadrilje të helikopterëve brenda një periudhe të shkurtë por për këtë duhet vullnet politik i cili deri më tani ka munguar.

Kjo do të funksiononte brenda FSK e që në shërbim do të kishte edhe MPB për nevoja të veçanta të transportit. Kështu thotë Ismet Maliqi një nga ish eprorët ushtarak në fushën e aviacionit në një bisedë për Kosova Info.

Maliqi një nga 127 njerëz të profesionit të aviacionit të profileve të ndryshme sa kishte Kosova, që luftojnë për ekzistencë, thotë se ka pasur një plan për krijimin e njësitin ajror por që kurrë nuk është jetësuar. Më herët trupat paqeruajtëse në Kosovë kanë intervenuar në rastet emergjente deri në kalimin e shumë kompetencave tek autoritetet e sigurisë vendore. Por ajo fazë e emergjencës ka kaluar ndërsa Kosova nuk ka arritur të krijojë një njësit të saj për zbarkim qoftë për raste emergjente qoftë incidentet që mund të paraqiten në pika të ndryshme.

Maliqi thotë se nuk është mungesa materiale sa vetë vullneti politik.

Ai thotë se FSK kanë përmbushur kapacitetet për krijimin e një force të armatosur ku do të vepronte edhe një njësi ajrore por deri më sot asnjë ministër nuk e ka iniciuar themelimin e kësaj njësie në kuadër të FSK-së.

Facebook Comments

Related posts

Plagoset një femër me armë zjarri në Prishtinë

lipjanipress

Spanja do ta ndalë ‘me forcë’ referendumin në Kataloni

lipjanipress

Shteti ia deponon kundërligjshëm mbi 130 mijë euro një banke

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli