Lipjanipress

Ja si e njohin sllovenët zonjën e parë të Amerikës (Foto)

Rozë

Melanie Trump, tashmë Zonja e Parë e Amerikës, ka lindur në 26 Prill të vitit 1970 në ish Republikën Jugosllave të Sllovenisë, një vend i vogël me kështjella mesjetare, pyje të mëdha dhe lumenj të rrethuar nga Austria, Hungaria, Italia dhe Kroacia.
Ajo e ka lënë vendin e saj për të ndjekur rrugën e modelingut. Tashmë që ajo është Zonja e Parë, edhe vendi i saj pritet të njihet nga e gjithë bota.

Jakob Susteric, i cili drejton një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë, thotë se pak e njohin Slloveninë tani, por së shpejti kjo do të ndryshojë.

Fotografi Stane Jerko kujton se e ka parë Melaninë kur ajo ishte vetëm qetë 17 vjeçe në një organizim mode në qytetin e saj, Sevnica. Edhe atëherë ajo thonë se dallonte për bukurinë dhe energjinë e saj.

Petra Sedej, një shoqe klase gjatë shkollës së mesme, kujton bisedat e tyre në lidhje me dëshirën e madhe për të parë botën.
Disa vajza e kishin zili bukurinë e saj, por ajo nuk reagonte. “Unë mendoj se kjo vjen nga diçka e fortë që ndodhet brenda saj”, ka thënë Sedej.

Në Sevnica, miku i familjes Zdravko Mastnak thotë se babai i saj, Viktor Knavs, i ngjante shumë Donald Trump – ishte një burrë ambicioz, biznesmen i mirë dhe gjithmonë në kërkim për të përmirësuar jetën e tij, përtej asaj që fitonte nga shitja e makinave në një kompani shtetërore, përcjell “Panorama”.

Melania, është Zonja e Parë e dytë që ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.

Facebook Comments

Related posts

Ky është urimi ‘qesharak’ që bën Lumi B për Beyoncen shtatzënë (Foto)

lipjanipress

Nikka publikon këngën e saj me te re ‘Ani Mori Nuse’ (Video)

lipjanipress

Shuki nervozohet keq në emision, shikoni çfarë bën (Video)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli