LipjaniPress

Janjeva dhe janjevasit të paluhatshëm, gjithmonë LDK

Lajme Lipjani Zgjedhjet 2017

Janjeva dhe janjevasit dëshmuan fuqishëm se janë të pa luhatshëm dhe i besojnë vetëm LDK-së. Kurse për ta është dhe do të mbetet kryetar vetëm kryetari Imri Ahmeti.
Kjo u dëshmua fuqishëm sonte në vazhdën e takimeve zgjedhor të Kryetarit Ahmeti, që tash e sa kohë këto takime po i zhvillon në formë bashkëbisedimi me qytetarët.
Kryetarit Ahmeti, në këtë takim shpalosi programin e tij qeverisës për Lipjanin e në theks të veçantë për Janjeven dhe fshatrat e kësaj ane.
Ahmeti, në mes të tjerash ka thënë:” Sonte, në vend se të flasim për zhvillim ekonomi dhe për mbështetjen e projekteve rinore dhe arsim cilësor, detyrohemi që të flasim ende për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, asfaltime, ndriçim publik e trotuare, rrjete të kanalizimit dhe ujësjellës. Duhet të flasim kështu sepse ata që sot ishin në sheshin e Janjevës, për dy mandatet e qeverisjes së tyre nuk kanë bërë asgjë përveç shkatërrimit të këtij vendi. Janë po ata ata që shkatërruan zhvillimin ekonomik, shkatërruan fabrikat, shkatërruan edhe Metalacin tuaj. Janë e zeza e këtij vendit. Janë Klani Pronto, të cilet shpifin, shantazhojnë e provojnë të ju frikësojnë. Por ne sonte ju qojmë selam atyre që nuk e kemi ndërmend të frigohem as prej tyre as prej SHIK-ut” është shprehur në mes të tjerash kryetari Ahmeti.

Ahmeti, është zotuar se në mandatin e tij të dytë do të përfundoj asfaltimin e gjitha rrugicave në Janjevë, Teqe dhe Brus. Kurse çdo pjesë e qytetzes së Janjeves do të jetë e ndriçuar me ndriçimin publik. Të rinjët e Janjeves dhe fshatrave për rreth do të kenë edhe një Sallë sportive dhe Qender Rinore funksionale. Ndërsa rregullimi i shtratit të lumit Janjeves do ti jap pamje tjetër.
Kryetari Ahmeti, më tutje ka thënë se ky popull ka ditur që para katër vitesh të reflekotoj pozitivisht duke votuar për LDK-në. Do të dij të reflektoj pozitivisht edhe me 22 tetor, duke votuar mbi bazën e punës së sinqertë dhe duke votuar për LDK-në.
Do të votojnë kunder atyre që kanë qellimin që të kthehen në pushtet, e të vazhdojnë të pasurohen duke shkatërruar këtë vend./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Gjakovë: Digjet autobusi, vlera e dëmit 15.000 euro

lipjanipress

Edhe ushtarët maqedonas bëjnë shqiponjën

lipjanipress

Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

lipjanipress

Kadri Veseli: PDK do ta kthejë politikën në shërbim të qytetarit

lipjanipress

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së,

lipjanipress

Këshilltari i kryeministrit: Albin, ju paskeni edhe jahta

lipjanipress

Këto janë nënat që gatuan për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së (VIDEO)

lipjanipress

“Shqiptarët nuk vlejnë për ne!” Gazetari shqiptar i përgjigjet Marine Le Pen: Shqiptarët të dhanë Napoleonin, Nënë Terezën, mos doni edhe…

Press Lipjani

Këto janë pagat e reja në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë

Rexhep Isufi

Zhduket një femër në Malishevë

lipjanipress

Përkujdesja për të pastrehët, të uriturit dhe të varfrit ështe një nga misionet e Hoxhë Naser Baftiut njëkohesisht edhe Drejtor i Shoqatës Dora e Lirë

lipjanipress
Skip to toolbar