Pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Feronikelit, sipas burimeve të Ulpianapress, trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka dhënë dorëheqje.
Marrëveshja e bashkëpunimit pritet të ndahet në mënyrë reciproke nga të dyja palët dhe pritet te bëhet zyrtare gjatë ditës së nesërme.
Skuadra ka pësuar 44 gola në 24 ndeshjet e luajtura deri tani, vetëm sduadra nga Drenasi ka pesuar më shumë gola se sa skuadra lipjanase në kampionat. Vendi i parafundit, rezultate negative kanë çuar në ndarjen mes klubit dhe trajnerit, skuadra e të cilit ka pësuar shtatë gola në tri takimet e fundit.
Ndërkohë, Ulpiana mban vendin e 9-të në BKT Superligën e Kosovës me 24 pikë, saktësisht gjindet në zonën e rënjes, ndërsa në 6 ndeshjet e fundit ka 3 humbje 2 barazime dhe një fitore, duke përshi edhe ndeshjen e Kupës.
Teorikisht, KF Ulpiana e ka thuajse të pamundur qendrimin edhe për një vit në elitën e futbollit kosovar, pasiqë ka ngecur 5 pikë larg vendit të 8-të, kurse matematikisht është ende në garë edhe për një vend që dërgon në garat evropiane.
Se a do të mbetet Ulpiana pa trajnerin e saj kryesor, mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme.