LipjaniPress

KANDIDATI PËR KRYETAR TË LIPJANIT, SELATIN RETKOCERI, U DREJTOHET MËSIMDHËNËSVE TË VITEVE 1990/99 ME NJË LETËR TË HAPUR

Lipjani

LETËR E HAPUR PËR MËSIMDHËNËSIT, ARSIMTARËT DHE PROFESORËT E VITEVE 1990/99
Vitet po kalojnë shumë shpejt, 18 vite pas luftës, 27 vite nga viti 1990, kur ju të nderuar mësimëdhënës së bashku me mijëra nxënës filluam një rezistencë aktive për të ju kundërvu një represioni, shtypjeje, segregacioni, aparthejdi të paparë deri atëherë në ndonjë vend tjetër të botës moderne. Rezistenca, vullneti, përkushtimi, trimëria dhe sakrifica ishin vlerat tona të përbashkëta. Ne së bashku qëndruam, shpëtuam-nuk dështuam, as nuk u dorëzuam por punuam dhe rezistuam për të fituar lirinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës. Shoqëria, strukturat politike të asaj kohe kishin vendosur që KKF-në të ma dorëzonin në menaxhim dhe udhëheqje. Ekipi i përzgjedhur me kujdes dhe i udhëhequr nga ana ime kemi arritur që arsimtarëve, punëtorëve teknik dhe atyre shëndetësor të ju sigurojmë një pagë që në fundvitin 1993 ishte 40 DM, në vitin 1998 kemi ndarë pagë në vlerë prej 140DM. Tendenca e disa qytetarëve për të futur KKF-në në të ashtuquajturin 3% që grumbullohej në diasporë e që u keqpërdor nga UFORK-u i Bujar Bukoshit e Isa Mustafës pas lufte është tendencë për të njollosur njerzit dhe vullnetarët më të mirë që sakrifikuan gjithëçka nga jeta e tyre për të mbajtur sadopak mirëqenijën e arsimtarëve që po vuanin shumë në ate kohë. 55 milion euro të mbetura nga 3% e të grumbulluara për qëllimin kryesor, financimi i arsimit dhe shëndetësisë është dashur të ju paguhen të gjithë këtyre së paku rrogat e mbetura borxh. Unë vazhdoj të insistoj dhe do të kërkoj që të kompenzohen të gjitha pagat që ju ka mbet borxh arsimëtarëve Bukoshi dhe Mustafa,të cilët keqpërdorën paranë e bashkatdhetarëve tanë duke formuar menjëher pas luftes UFORK-un për të cilin fond duhet dhënë llogari para gjyqit të gjithë ata që punuan në këte Union. Unë do të vazhdoj të kujdesem për njohjen e stazhit të punës për të gjitha vitet e okupimit klasik 1990/99, pastaj do të punoj që të zbatohet kontrata kolektive dhe të paguhet stazhi, shujta e nxehtë, shpenzimet e udhëtimit, sigurimi shëndetësor dhe tri paga kompenzim apo shpërblim me rastin e pensionimit. Unë besoj në misionin tuaj të shenjët të cilin e keni kryer sidomos në ato vite të rënda okupimi që i jetuam së bashku, vazhdoj të besoj edhe tani kur arsimi nuk është si do të duhej të ishte, por besoj fort se së bashku do t’ia dalim dhe do kemi një arsim dhe edukim si e ka Evropa perendimore. Përkrahja e juaj në ndryshimin e madh që do të ndodhë në Lipjan është e domosdoshme, pa ju nuk ka dhe nuk do të ketë zhvillim dhe prosperitet vendi ynë, pa arsimim dhe edukim të mirë komuna dhe vendbanimet e Lipjanit nuk kanë ardhmëri. Së bashku do tia dalim./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

SBAShK-u apel nxënësve e arsimtarëve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë

lipjanipress

Kandidati Hajrullahu viziton Qendrën për punë Sociale në Lipjan.

lipjanipress

Ç’NA DUHET NJË SHTET, KU ATA QË LUFTUAN DHE FËMIJËT E TYRE E BRAKTISIN ATË

lipjanipress

Familjari i kryetarit të Lipjanit nga LDK-ja, i bashkohet PDK-së

lipjanipress

Me rastin e 7 marsit – Ditës së Mësuesit,Kryetari Ahmeti ndan mirënjohje

lipjanipress

Problemet e dorëzimit në AstraZeneca: çfarë qëndron pas?

lipjanipress

Njoftim: Ta ndihmojm Leartin e vogel i cili ka nevoj për ndihmen tonë urgjente.

lipjanipress

Fushata Zgjedhore për Zgjedhjet e 11 Qershorit 2017, po merr dimensione të reja zhvillimi nëpër komuna të Kosovës. Të enjëten koalicioni LDK-AKR-A, ka mbajtur konventën Zgjedhore me anëtarët dhe simpatizuesit e këtyre subjekteve politike.

lipjanipress

Donacion të rëndësishëm nga Gjermania Policis së Kosovës

lipjanipress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

lipjanipress

Kryetari Ahmeti Njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Kërkohet ndihmë për shërimin e voglushes Elsa Sopa

lipjanipress
Skip to toolbar