Lipjanipress

Kelmendi me ndërtuesit diskuton për vonesat në leje ndërtimore dhe legalizim të ndërtimeve

Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe Ndërmarrjeve Prodhuese të Materialit Ndërtimor, kryesuar nga kryetari i saj, Brahim Selimaj.

Gjatë takimit është diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen ndërtuesit, me theks të veçantë në procedurat e tejzgjatura për sigurimin e lejes së ndërtimit, si dhe zvarritjen e procesit të legalizimit të ndërtimeve të reja nga ana e komunave.

Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi rëndësinë që ka ky sektor për ekonominë e vendit, meqenëse është njëri prej sektorëve që punëson shumë njerëz. “Andaj”, sipas tij, “ndërtuesit duhet të jenë pjesë e planifikimeve dhe planeve urbanistike që bëhen nga komunat e Kosovës”.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Kelmendi kërkoi nga ndërtuesit që të zbatohen standardet evropiane lidhur me sigurinë në ndërtim, dhe potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të Qeverisë me këtë sektor, sidomos në luftimin e informalitetit.koha

Facebook Comments

Related posts

Sabit Rrahmani në cilësi të përfaqësuesit të parë legjitim të komunitetit Ashkanli, datën 12 Nëntor 2017 t’i shpallë heronjë të gjithë 85 të vrarit e komunitetit Ashkanli

lipjanipress

Gjenden mbetje mortore në Novi Pazar

lipjanipress

Thaçi e Pacolli kthejnë në Kosovë gjashtë ambasadorë

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli