LipjaniPress

Kelmendi: Rinia ka shumë ide për hapjen e bizneseve të reja

Lajme

AABtalks me Ramiz Kelmendin/ zv.kryeministër i Kosovës: Suksesin e kam arritur me ndershmëri dhe me kredi! Kurrë nuk i kam vonuar rrogat as këstet e kredisë

 

Prishtinë, mars 2017- Njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë, pronar i kompanisë ELKOS si dhe zv.kryeministri i parë i vendit, z. Ramiz Kelmendi, ka qenë sot i ftuar në AABtalks, ku para studentëve të Kolegjit AAB foli për rrugëtimin e tij biznesor.
Diskutimi i z. Kelmendi është bazuar kryesisht në përkrahjen e ideve të reja për zhvillimin e bizneseve, sepse sipas tij sektori publik lë shumë pak hapësirë për vende të reja pune. Kelmendi tha se rinia në vend ka shumë ide për hapjen e bizneseve të reja, krejt çka u duhet është që ta zhvillojnë atë duke e gjetur rrugën e duhur si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo financiare.
“Njohuritë tuaja në raport me njohuritë e mija të asaj kohe sigurisht janë dhjetë herë më të avancuara, për arsye se keni kontakt me internetin, lëvizja e njerëzve, informatat janë më të shpejta. Atëherë s’ka pasur internet, ka pasur shumë pak informata, prandaj krejt çka kemi ditur është që të kemi një punë të mirë, një shtëpi dhe një veturë, për pasuritë e tjera as që ke mundur t’i mendosh për arsye se nuk do t’ju kishin lënë t’i bëni”, u tha ai studentëve.
Ndërsa sot, sipas tij, çdo kush mund të shkojë me njohuritë e tij shumë lartë.“Pa marrë parasysh nëse unë jam në këtë pozitë ku jam, shumë prej jush, nëse angazhoheni, do t’i kapërceni edhe këto që unë kam arritur deri më tani”, u tha studentëve biznesmeni Kelmendi.
Ai u tregoi studentëve disa shembuj se si zhvillohet një ide, e cila në fillim duket shumë e thjeshtë, por që nga ajo mund të arrihen milionat.
Ai i njoftoi studentët se Qeveria e Kosovës e ka një fond për garantimin e kredive për hapjen e bizneseve të vogla, të cilat sipas tij janë aparat i zhvillimit të shtetit.
Pos tjerash, në këtë ligjëratë, biznesmeni kosovar, rrëfeu edhe historinë e vet se si ka qenë rrugëtimi i tij drejtë suksesit që nga koha e studimeve e deri në ditët e sotme.
“Krejt këto që i kam arritur, i kam arritur duke qenë i ndershëm, i sinqertë dhe duke marrë kredi. Për 36 vite që jam menaxher, asnjë ditë nuk e kam vonuar rrogën, asnjë ditë s’e kam vonuar këstin e kredisë dhe asnjë ditë nuk e kam vonuar pagesën ndaj furnitorëve”, ka thënë ai.
Në fund të kësaj ligjërate, pati edhe një debat ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj biznesmeni, Ramiz Kelmendi./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Turqia arreston mbi 50 persona

lipjanipress

Bastisen zyrat qendrore të Frontit Nacional të lideres së ekstremit të djathtë Le Pen

lipjanipress

Festohet 12 Qërshori, Dita e Çlirimit të Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Universiteti “Haxhi Zeka” nuk ka para për bursa

lipjanipress

Thyhet një pikë e Western Union-it dhe Mobi Shop Endrin në Lipjan

lipjanipress

Kuvendi merr vendim për emërimin e sheshit tek teatri i qytetit me emrin Ismail Kadare

Press Lipjani

Veliu për plagosjen në Podujevë: Policia ta hetojë rastin

lipjanipress

Kryeministër z.Ramush Haradinaj zëvendëskryeminister z.Fatmir Limaj shikoje këtë Çlirimtarin është nga Llapushniku Malush Gashin bashkëluftetarë i joni

lipjanipress

“Tremben” kandidatët, ngritja e KLP dhe KLGJ mund të futet në ngërç (VIDEO)

lipjanipress

LDK lëvdon Mustafën: Rrëzimi i murit pasqyron lidership të guximshëm

lipjanipress

Çelaj thotë se Vetëvendosje po e frikëson drejtësinë

lipjanipress

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar Banullën dhe Gadimen Haradinaj: Do ta mbështesim fuqishëm dr. Fitim Selimin për kryetar të Lipjanit(Video+Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar