Lipjanipress

Kocijancic tregon se për çfarë do të bisedohet në Bruksel

Lajme

Takimin e sotëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për Evropën e Lirë, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se takimi është i një formati të veçantë, si rrjedhojë e proceseve dhe ngjarjeve të fundit. Ndër kërkesat kryesore të Prishtinës zyrtare në takimin me palën nga Serbia në Bruksel, Mustafa ka thënë se do të jetë ajo për ndaljen e fletarresteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ajo për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Sipas tij, në takim do të diskutohet rreth ndërtimit të mekanizmave të zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe të sigurohet një përfshirje e nevojshme e të gjithë akterëve përgjegjës, përfshirë edhe opozitën.

Nga ana tjetër, zyrtarja e BE-së, Maja Kocijancic, ka thënë se në këtë takim do të bisedohet për gjëra konkrete dhe për çështje të rëndësishme, pasi që është me rëndësi që të konfirmohet angazhimi dhe obligimet e të dyja palëve në dialog.

Ajo tha se ftesa për dialog vjen pas zhvillimeve gjatë ditëve dhe javëve të fundit atje.

Kocijancic shtoi se ka shumë rëndësi që të konfirmohet angazhimi dhe obligimi i njërës dhe palës tjetër për dialog.

Facebook Comments

Related posts

Veseli: Luta mund të hidhërohet, por LDK nuk është as e dyta në Gjilan

lipjanipress

Kryeprokurori i Prizrenit ua ndalon alkoolin prokurorëve

lipjanipress

Kështu duket qyteti qe e ndërtoi Pacolli nga zeroja (Foto)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli