LipjaniPress

‘Kodra e Trimave’ proteston kundër ndaljes së shpeshtë të rrymës (Video)

Lajme

Dhjetëra banorë të lagjes “Kodra e Trimave” të kryeqytetit kanë bllokuar rrugën “Vëllezërit Fazliu”, që çon drejt Podujevës.

Nën thirrjet “Duam rrymë“, ata kanë protestuar për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, njofton kallxo.com.

Nazmi Berisha, një prej banorëve të lagjes tha se me reduktime nuk po përballen vetëm këto ditë, por qe 17 vjet.

“Unë mendoj që duhet me e ndjek shembullin Rumanisë edhe na në qoftë se dojmë me arritë diçka sepse sa të jetë kështu kurrë përpara s’kemi me shku”, tha Berisha.

Kurse, Xhevdet Abazi tha se shpesh ndodhë që 3 orë kanë rrymë e 3 jo.

“Arsyet janë se po kemi reduktime të shpeshta të energjisë elektrike, p.sh. 3 me rrymë 3 pa rrymë. Ka raste që edhe 4 orë jemi pa rrymë e 2 me rrymë. Dojmë m’i tregu KEDS-it që edhe kjo lagje është Prishtinë”, tha Abazi.

E Leonora Beka, e cila tha se është paguese e rregullt e rrymës, kërkon nga KEDS-i që rrymën t’ia ndalë atij që nuk paguan e jo në mënyrë kolektive.

“Unë në shenjë revolte marr pjesë në këtë protestë për shkak se bëhet diskriminim në lagjen tonë, gjatë gjithë ditës 3 orë skem rrymë edhe pse jemi pagues të rregullt”, tha Beka.

Protestuesit paralajmëruan se nëse vazhdojnë ndërprerjet e rrymës në ditët në vijim do të protestojnë para zyrave të KEDS-it.

Policia ishte e pranishme gjatë kësaj proteste, e cila zgjati rreth 20 minuta dhe përfundoi e qetë.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Incidente gjatë takimit elektoral të Le Pen, sulmohet një deputet

lipjanipress

Flet vajza e Ramiz Lladrovcit, thotë se vetura i është thyer për herë të dytë

lipjanipress

Aktori i njohur kosovar aderon në Vetëvendosje (FOTO)

lipjanipress

Hoxhaj: Me këtë territor të Kosovës na kanë njohur 114 shtete

lipjanipress

Dy kosovarë shpikin picën e zezë, mahnitet e gjithë Zvicra

lipjanipress

I shpëton rrëmbimit duke kërcyer nga bagazhi i makinës në lëvizje (Video)

lipjanipress

KURTI: TASH ËSHTË KOHA QË PRISHTINA TA MBAJË SHPENDIN

lipjanipress

Skandal në Beograd: “Vëllazëria” serbo-ruse përfundon në therje me thika (VIDEO)

lipjanipress

Lista Srpska: Prishtina të themelojë Asociacionin

lipjanipress

Shahini s’mërzitet nga dënimi me burgim, thotë se do të vazhdojë ta udhëheqë AKB’në

lipjanipress

Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan që po shkonte drejt Koresë së Veriut (FOTO)

lipjanipress

KQZ-ja flet pas vendimit të PZAP-it që Istogu të shkojë në rivotim

lipjanipress
Skip to toolbar