LipjaniPress

Kolegji i Gylenit “Mehmet Akif” dënohet me 12 mijë euro, instaloi kamera në toalete

Lajme Lipjani

Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas gjetjeve nga inspektimi i zhvilluar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka dënuar Kolegjin “Mehmet Akif” me 12.000 euro për shkelje të privatësisë përmes vëzhgimit me kamera.

Kjo gjykatë, në një njoftim për media thotë se kërkesa e ASHMDHP-së ka ardhur më 5 maj 2016, për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj Kolegjit ‘Mehmet Akif’, ndërsa më 9 shkurt 2018, Divizioni për Kundërvajtje i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shqiptoi gjobën prej €12.000 për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamera në hapësira që nuk lejohet instalimi i kamerave.

“Zyrtarë të Agjencisë, gjatë inspektimit të zhvilluar në maj të vitit 2016, kishin konstatuar se ky kolegj kishte instaluar kamera në hapësira të punës, si zyra, mësonjëtore (klasa mësimi) si dhe hapësira sanitare (tualete të kolegjit). Kjo mënyrë e përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamera bie ndesh me dispozitat 62 dhe 64 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe si e tillë përbën shkelje të privatësisë së individit”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate

Gjykata thekson se vëzhgimi me kamera lejohet “vetëm nëse konsiderohet e nevojshme për sigurinë e njerëzve dhe sigurimin e pasurisë”, edhe atë “vetëm në hyrjet e ndërtesave”, por jo edhe “në hapësirat e brendshme të punës, e aq më pak në hapësirat sanitare, respektivisht tualete”.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Nga shtatori i 2017 shkolla fillore “Dy Dëshmoret” do të renovohet në tërësi brenda dhe jashtë.

lipjanipress

Shukri Buja: Ja çka më pyetën hetuesit!

lipjanipress

PDK-Lipjan Ismet Hajrullahu, nominohet kandidat për kryetar të komunës së Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës!

lipjanipress

Skandal në kopshtet e Tiranës! Edukatorja veprim të turpshëm me fëmijën (Foto)

lipjanipress

Scott: Kosova nuk duhet të ngutet me ushtri

lipjanipress

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit “Lipjani për Fëmijët”

lipjanipress

Sa prej premtimeve i realizuan kryetarët e Shtimes e të Lipjanit

lipjanipress

Festohet 12 Qërshori, Dita e Çlirimit të Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Vetëvendosje u shkon tek dyert qytetarëve për t’i thirrur për protestën e nesërme

lipjanipress

Haradinaj prokurorit serb që kërkoi dërgimin e Ramushit në Hagë : Pushka top t’u bëftë

lipjanipress

Gallatë e madhe në internet, për linjën e parë të fluturimit Beograd – Prishtinë (Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar