LipjaniPress

Komisioni Parlamentar për Media dënon ashpër kërcënimet ndaj Berat Buzhalës

Lajme

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje lokale dhe Media, sot në mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Xhavahire Izmaku, kryetare, vendosi në rend të ditës edhe diskutimin mbi kërcënimet e fundit që u drejtuan në adresë të gazetarit Berat Buzhala, dhe të gjitha rastet e kësaj natyre që kanë ndodhur në periudhën e fundit.

“Anëtarët e komisionit, përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare, dënojnë ashpër sulmet dhe kërcënimet e tilla dhe njëzëri kërkojnë nga organet përgjegjëse siguri shumë më të madhe për jetën dhe aktivitetin e gazetarëve në vend”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i dërguar për media thotë se Komisioni për Media inkurajon institucionet për veprim dhe preventivë në rastet kur ka paralajmërime për veprime të ngjashme.

“Anëtarët e komisionit diskutuan mbi mundësinë e mbajtjes edhe të një seance me qëllim të sensibilizimit edhe të mbarë shoqërisë në mbrojtje të fjalës së lirë, e cila në vendin tonë është e garantuar më kushtetutë”, shkruhet më tej.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mandati për Qeverinë: Ivanov nesër nis konsultimet me partitë politike

lipjanipress

Fauz Xhemajli, nënkryetar i Lipjanit

lipjanipress

Kur shqiptarët mbronin me gjak Manastirin e Deçanit

lipjanipress

Sllovia, zemra dhe KRENARIA e LDK-s në Lipjan

lipjanipress

KOSOVËS DHE QYTETARËVE TÊ SAJ NUK I DUHET NJË QEVERI E VARUR NGA LISTA SERBE

Granit

Haradinaj prokurorit serb që kërkoi dërgimin e Ramushit në Hagë : Pushka top t’u bëftë

lipjanipress

VV: POLICËT E THAÇIT KIDNAPUAN STUDENTIN QË E QUAJTI ATË HAJN

lipjanipress

Jetojnë në Kosovë – rom, ashkali dhe egjiptian – ëndërrojnë Europën (VIDEO)

lipjanipress

Ja se kur fillon Muaji i Ramazanit (Foto)

lipjanipress

Rockefeller e kishte transplantuar zemrën plot 7 herë

lipjanipress

Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollëve

lipjanipress

Mungesa e informacioneve për Sirinë, i ka radikalizuar kosovarët

lipjanipress
Skip to toolbar