LipjaniPress

Konjufca përjashton mundësinë e bashkëpunimit LDK-VV në të ardhmen

Lajme

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka deklaruar që nuk ka ndonjë mundësi të ketë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ngaqë nuk kanë besim në këtë parti që do të çojë përpara projektin për të vendosur Partinë Demokratike të Kosovës në opozitë.
Ai ka thënë në Klan Kosova se LDK fillimisht duhet të marrë përgjegjësi për, siç i quajti ai, dështimet gjatë qeverisjes së saj, e pastaj do të mund të kërkonte koalicion nga Vetëvendosje.

“Modeli i qeverisjes së LDK’së ka qenë një model i dështuar. Filloi me tradhtinë që ia bëri Isa Mustafa një koalicioni që kishe për qëllim ta çonte PDK’në në opozitë dhe të bënte reforma të nevojshme në drejtësi. LDK’ja u dorëzua për shkak të ambicieve të Isa Mustafës. LDK’ja nuk mund të amnistohet, të fillojmë nga zeroja, tash vetëm po ta ndryshojnë Isa Mustafën e të vendosin kopjen e tij që është Avdullah Hoti”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar që një skenar i vitit 2014, ku LDK’ja iu bashkua PDK’së, është i mundshëm.

“LDK’ja prapë do të shkojë tek PDK’ja, tash sërish do ta dëgjoni LDK’në duke e kritikuar SHIK’un dhe PDK’në, por kur të vijë momenti me u nda postet e t’i ofrohet pushteti LDK’së, ajo është më e rëndësishme. Çfarëdo ndryshimi në Kosovë që e ka për qëllim ta çojë PDK-në në opozitë duhet me qenë projekt i Vetëvendosjes. Me LDK’në e kemi provuar, por e ka bërë Thaçin president e Veselin kryeparlamentar”, ka thënë Glauk Konjufca, njofton Klan Kosova.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vetëm një tezë.

lipjanipress

Skandal në Australi, 5000 fëmijë të abuzuar nga klerik katolik (VIDEO)

lipjanipress

Thaçi realizon qëllimin jetësor, flet në telefon me Vucicin, tash flet për normalizim

lipjanipress

Apel Urgjent Ta Ndihmojm Familjen Hashani (Gadime e Ulët)

lipjanipress

Kjo është renditja përfundimtare e partive në fletëvotimet e 11 qershorit (LISTA)

lipjanipress

Gjendet i vdekur një kumanovar në rrugë

lipjanipress

Rockefeller e kishte transplantuar zemrën plot 7 herë

lipjanipress

Apeli kthen në rigjykim rastin ‘Tolaj’

lipjanipress

Tribunali i Hagës reagon ndaj Zona Express – tregon në cilat raste u trajtua dhunimi i grave të Kosovës

lipjanipress

E pazakontë në Vlorë/ Seks në makinë, vdes gjatë aktit 58-vjeçari

lipjanipress

Formohet Klubi 2 Futbollistik “KF-Lipjani”

lipjanipress

Po duam punë, mjaftë me mashtrime

lipjanipress
Skip to toolbar