LipjaniPress

Kosovari akuzohet nga Erdogan për shkak të lidhjeve të afërta me Gulenin

Lajme

Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit ka refuzuar kërkesën për lirim të përfaqësuesit administrativ të “Dogan Group Ankara”, Barbaros Muratoglu, i cili është arrestuar me akuzën për “ndihmë ndaj një organizate të armatosur terroriste” si pjesë e një hetimi ndaj organizatës së Fethullah Gulenit, FETÖ

Për herë të parë që nga arrestimi i tij katër muaj më parë, Muratoglu, i cili ka prejardhje nga Kosova, është paraqitur në gjykatë, ku prokurori kërkoi lirimin e tij, raporton “Hurriyetdailynews”.

Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën, duke përmendur mundësinë e bërjes presion ndaj dëshmitarit Ramazan Aykish, i cili po ashtu gjendet nën arrest.

Avokatët Ahmet Ziyayettin Çortoglu, Ahmet Koksal Bayraktar dhe Shehnaz Yuzer morën pjesë në seancën dëgjimore të 21 marsit, transmeton Koha.net.

Muratoglu ka thënë se i tërë procesi ka nisur me një raportim medial i cili, sipas tij, ka qenë “krejtësisht i thurur me gënjeshtra”.

“Procesi, i cili ka nisur me një raportim medial që është krejtësisht i thurur me gënjeshtra, ka vazhduar me gënjeshtra të ngjashme. Po vazhdon edhe më tej. Gënjeshtra e fundit është publikuar në të përditshmen “Aksham” edhe njëherë, dhe sërish nga Murat Kelkitlioglu më 3 mars”, ka thënë Muratoglu para gjykatës në mbrojtje të tij, duke shtuar se kryesuesi i nderit i “Dogan Group”, Aydin Dogan është përmendur në kryetitullin e raportit të lajmeve.

“Raporti thoshte se unë kam blerë një shtëpi në Kosovë me një gjykatës të Gjykatës Supreme i afërt me FETÖ-n. E vetmja e vërtetë e këtij tregimi është se unë kam blerë shtëpi në Kosovë. Megjithatë, Serkan Aydin, të cilit i referohen si gjykatës i FETÖ-s në raport dhe i cili ka po ashtu shtëpi në po të njëjtën zonë, është biznesmen nga Ankaraja. E kam mik të vjetër. Origjina ime është kosovare. Jam gjenerata e parë e kosovarëve në Turqi. Nëna ime e ndjerë ka lindur në Prishtinë ndërsa babai im i ndjerë në Prizren. Të afërmit e mi ende jetojnë në një fshat afër Prizrenit”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Muratoglu tha se dëshironte të kalonte disa muaj në vit në Kosovë pas pensionimit.

“Prandaj, është e pamundur të jem në një organizatë të atillë siç përmendet në raportin e fabrikuar medial të Murat Kelkitlioglut. Përgjigjet e nevojshme janë dhënë nga grupi ynë medial në reagim ndaj këtyre gënjeshtrave”, ka thënë ai.

Seanca tjetër dëgjimore është caktuar më 18 prill.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Donacion të rëndësishëm nga Gjermania Policis së Kosovës

lipjanipress

Bie numri i përdoruesve të heroinës, rritet ai i narkotikëve të tjerë

lipjanipress

Arrestohet një hetues policor i krimeve ekonomike

lipjanipress

Kryetari Imri Ahmeti dhe Kryeministri Avdullah Hoti përuruan shkollën e re në Magurë të Lipjanit

lipjanipress

Gjermania i dëbon 26 emigrantë afganë

lipjanipress

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, zgjedhjet e sotme në Kosovë, vlerësohen si shenjë e pjekurisë demokratike të vendit

lipjanipress

Partitë politike marrin mbi 4 milionë euro nga buxheti, por s’njoftojnë për menaxhimin e tyre (Video)

lipjanipress

Hashim Thaçi jep një lajm të ri për vizat! (VIDEO)

lipjanipress

Kërkimfaljen e Vuciqit Stepanoviq e quan dyfytyrësi

lipjanipress

Daçiq i rren amerikanët se shqiptarët mund t’i sulmojnë serbët në veri të Kosovës

lipjanipress

Autobusët në flakë në Mitrovicë (Video)

lipjanipress

Radikali Sheshelj kërkon ndërprerjen e dialogut me Kosovën në Bruksel

lipjanipress
Skip to toolbar