LipjaniPress

Kosovarja dënohet nga Zvicra, veç pse këndoi këngë “I feel good” në vend publik

Lajme

Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar (150 franga). Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit

Ajo kishte dashur vetëm të relaksohej dhe për këtë, gjatë rrugës për një kurs të mbrëmjes, më 1 qershor 2016 ia kishte thënë këngës së njohur “I feel good” të këngëtarit James Brown.

Nekibja 37 vjeçare kishte vendosur kufjet në veshë prej nga i vinte kënga në fjalë. Ajo edhe po lëvizte sipas muzikës, derisa nuk ia behën tre policë, shkruan 20minuten.ch. Disa veta ishin ankuar nga këndimi i shqiptares, kishte thënë njëri nga policët më vonë, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte arsyeja përse ata kishin vendosur ta identifikonin Nekiben. Sipas tyre, edhe përkundër faktit se po e kontrollonin ajo vazhdonte të këndonte dhe kalimtarët ndjeheshin të shqetësuar.

Në muajin nëntor Komisioni Policor i Lozanës i kishte shqiptuar asaj për prishje të qetësisë një gjobë prej 100 frangash dhe taksën prej 50 frangave. Por amatorja e muzikës nuk ishte pajtuar me dënimin prandaj kishte ushtruar ankesë në gjykatën e Lozanës. “Ata më kishi akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur”, ka thënë ajo për gazetën “24Heures”.

“Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë”. Pastaj, vazhdon ajo, në një rast tjetër, kur ajo ka kënduar këngën “Whisper” të Evanescence, të rinjtë i ishin afruar dhe e kishin falënderuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa avokati i saj ka shtuar se nuk ka mundur ta gjejë askënd që do ta vërtetonte se Nekibja ka kënduar me zë të lartë. Pastaj, veç kësaj, lartësia e zërit të saj nuk ishte matur nga askush.

Por asgjë nga këto nuk i ka hyrë në vesh gjyqtarit. Ai u beson plotësisht policëve. “Kur policia nis një aksion ajo nuk e bën këtë për ta zemëruar Nekiben por për faktin se situata e arsyeton ndërhyrjen e saj. “Ju, duke pasur kufjet në veshë, ndoshta nuk e dëgjoni veten se me sa zë të lartë këndoni”, i është drejtuar gjyqtari shqiptares. Kështu, Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar. Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.

Por nuk janë kaq restriktivë të gjithë njerëzit e ligjit. Kur Nekibja qe dënuar në nëntor, policët e kantoneve tjera vetëm kishin luajtur kokën në shenjë habie për veprimin e kolegëve të tyre nga Lozana. “Ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë rast të krahasueshëm. Por kosovarja mundet lirisht të shpërngulet në ndonjë regjion tjetër, transmeton albinfo.ch. Te ne ajo mund të këndojë dhe vallëzojë sa të dojë”, kanë thënë ata.

Ndërkaq, avokati i Nekibes nuk e përjashton që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Familja e Azem Berishës nga Janjeva në përkrahje të z. Hajrullahu

lipjanipress

Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas

lipjanipress

Sonte në Komiteti – i ftuar Hajredin Kuçi

lipjanipress

Acari lë gropa me përmasa shqetësuese në Rrugën e Kombit

lipjanipress

“Martesa për letra”, prioritet i shqiptarëve në Maqedoni

lipjanipress

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj një personi

lipjanipress

Jep dorëheqje zëvendësministri Lirak Çelaj

lipjanipress

Listë e zezë për kompanitë që lanë udhëtarët të presin në aeroporte

lipjanipress

Aksidentohet një veturë në Bregun e Zi (FOTO)

lipjanipress

Fauz Xhemajli, nënkryetar i Lipjanit

lipjanipress

Propozohet ndalimi i importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

lipjanipress

Iraku nuk e njeh Kosovën edhe pse “po përballet me presion”

lipjanipress
Skip to toolbar