Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse, sa i përket rivotimit në Komunën e Istogut. Kështu tha për Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Për modalitetet tjera do të vendoset nga KQZ-ja”, u shpreh ai.
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat ndaj vendimit të PZAP-it që komuna e Istogut të shkojë në rivotim.
Përfundimisht kjo komunë do të shkojë edhe një herë në votim.
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: