Dy vite më parë rrezikoi të vdiste për atë që u duk si helmim, e tani gazetari Vladimir Kara-Murza, një kundërshtar i zëshëm i presidentit rus Vladimir Putin, ka rënë sërish në gjendje kome.
Shkaqet, edhe këtë herë nuk janë të qarta.
Aktivisti që punon për grupin prodemokracisë “Rusia e hapur” u ndie keq mëngjesin e së enjtes, siç rrëfen bashkëshortja e tij për “BBC”-në.
Për të, rrethanat janë shumë të dyshimta, duke qenë se i shoqi nuk kishte shfaqur asnjë problem para se të shtrohej me urgjencë në spital.
“Organet e tij rreshtën së funksionuari dhe tani është në gjendje të induktuar kome”, pohon bashkëshortja e gazetarit.
Të mërkurën, Kara-Murza i bëri homazh në rrejtin social mikut të tij, Boris Nemtsov, kreut të opozitës dhe ish-zv.kryeministrit të Rusisë të qëlluar për vdekje në shkurt të vitit 2015, përcjell TCH.
“Ne jemi këtu, ne do të nuk harrojmë”, shkruante ai poshtë fotos së urës “Bolshoy Moskvoretsky”, ku u vra Nemtsov.
Mjekët nuk arritën të përcaktonin shkakun e sëmundjes së tij dy vite më parë, kur veshkat rreshtën së funksionuari, por analizat konfirmuan se ishte helmuar.
Atëherë 33-vjeçari qëndroi në koma për gati një javë.