LipjaniPress

Kroacia dhe Çekia me qëndrime të ndryshme rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO

Lajme

Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidenti i Repiblikës së Çekisë Millosh Zeman nuk u pajtuan sot në Zagreb rreth mbështetjes së rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Të dy presidentët përveç çështjeve bilaterale, biseduan edhe për shumë tema siç janë zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në rajon, gjendja e Bashkimit Evropian dhe kriza migratore.

Zeman dhe Grabar – Kitaroviç pas takimit njoftuan se kanë biseduar edhe për Brexit-in, terrorizmin dhe gjendjen në BE, raporton Anadolu Agency.

“Republika Çeke i jep mbështetje integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe NATO”, porositi presidenti Zeman dhe shtoi se “Çekia mbështet hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen”.

Në pyetjen se a e mbështet hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe zgjerimin e NATO-s në këtë hapësirë, Zeman tha se “Mendimi im personal vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk vlen për Kosovën meqë nuk jam i sigurtë nëse Kosova i përket NATO-s”.

Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç u përgjigj se Kroacia angazhohet për zgjerim, gjegjësisht konsolidimin e BE-së në hapësirën e Evropës Juglindore, por edhe NATO-s për të gjitha ato shtete që e dëshirojnë atë.

“Në këtë moment Serbia këtë nuk e dëshiron, por ndoshta një ditë do të dojë”, tha Kolinda Grabar Kitaroviç.

Presidenti çek Zeman porositi se është “kundër BE-së me shumë shpejtësi”.

“Evropa duhet të jetë unike, nuk mund të ketë dy apo më shumë shpejtësi meqë kjo është tërësisht e pamundur, sepse kjo do të thoshte shumë shpejtësi”, tha ai.

Zeman konsideron se brenda katërshes së Vishegradit, së bashku me Kroacinë duhet të angazhohet edhe Austria duke ofruar zgjidhje të tyre për krizën migratore

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

1648 testime për COVID-19

lipjanipress

Paraburgim të Dyshuarit për Sulmin ndaj Gazetarit Vehbi Kajtazi

lipjanipress

Ushtria siriane e krijon një batalion të përbërë vetëm nga fermat, për ta luftuar ISIS-in (Video)

lipjanipress

Vazhdojn pritjet deri në pesë orë në Merdare

lipjanipress

Skandal në kopshtet e Tiranës! Edukatorja veprim të turpshëm me fëmijën (Foto)

lipjanipress

« Shembull për të tjerët », Tasholli uron Aliun për kryetar të AKK-së

Granit

Koci: Në rastin Haradinaj, pushteti s’guxon të sillet thuajse asgjë s’ka ndodhur

lipjanipress

Një muaj paraburgim për zyrtarin e Qeverisë

lipjanipress

Familjari i kryetarit të Lipjanit nga LDK-ja, i bashkohet PDK-së

lipjanipress

KEDS: Nuk i intereson a rrezikohet jeta e qytetarve (FOTO)

lipjanipress

Lulzim Rrustemi: Shumë shpejt do ta thërrasim mbledhjen e Kuvendit të Komunës (VIDEO)

lipjanipress

Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

lipjanipress
Skip to toolbar