Lipjanipress

Kroatëve po iu pengon arrestimi i Haradinajt, akuzojnë Serbinë

Lajme

“Kroatë po i pengon edhe arrestimi i ish – komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në Francë me fletë arrest të Serbisë dhe e akuzojnë Serbinë se po e merr rolin e ‘Hagës së vogël’”, kanë shkruar mediat serbe.

Në Bruksel është në hartim e sipër rezoluta për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane dhe që do të prezantohet në Këshillin për Politikë të Jashtme në parlamentin Europian më 27 shkurt

Në këtë rezolutë janë paraqitur 325, ankohet “veçernje novosti” i Beogradit se nga gjithë ky numër nga eurodeputetët kroatë janë paraqitur 84 sosh, pra një e katërta e tyre.

Vërejtjet e kroatëve kanë të bëjnë kryesisht me mbrojtjen e minoritetit kroat në Serbi, me kthimin thesarit kulturor,e zgjidhjen e çështjes së kufijve ndërshtetërorë si dhe me suspendimin e ligjit të Serbisë për juridiksionin e përgjithshëm për krimet e luftës.

“Kroatë po i pengon edhe arrestimi i ish – komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në Francë me fletë arrest të Serbisë dhe në amendamente e akuzojnë Serbinë se po e merr rolin e ‘“Hagës së vogël’”.

Për Zagrebin therë në sy janë edhe bashkëpunimi Beograd – Moskë, sidomos ushtrimet e përbashkëta e janë dhënë vërejtje edhe pse Serbia s’i ka dorëzuar tre radikalët e vet në Tribunalin e Hagës për mosrespektim të Gjykatës.

Kroatët kanë kërkuar qartë që në rezolutë të vihet kusht që çështjet bilaterale të zgjidhen në fillim të negociatave Serbi – BE.

Facebook Comments

Related posts

Ja ku e kishte kaluar natën 4 vjeçari i humbur në Mramor

lipjanipress

Flaka Surroi: Reagon ndaj tentim vrasjes se Azem Vllasit

lipjanipress

“Ju tregoj datën kur do të nisë Lufta e Tretë Botërore”, flet burri që s’ka dështuar në asnjë parashikim

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli