LipjaniPress

Kryeministri Mustafa: Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën

Lajme Lipjani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti një delegacion të Parlamentit të Zvicrës, të kryesuar nga kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike zvicerane (CVP), Gerhard Pfister.
Gjatë takimit është biseduar për progresin në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Mustafa theksoi të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit, duke i njoftuar edhe me prioritetet e ardhshme në shumë fusha.
“Qeveria dhe populli i Kosovës janë plotësisht të përcaktuar për vlerat europerëndimore dhe rrugën integruese euroatlantike”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e shumanshme që ka dhënë për Kosovën deri tani.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën.
Kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike të Zvicrës, njëherësh anëtar i Parlamentit zviceran, Gerhard Pfister, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahje për proceset e ardhshme zhvillimore dhe demokratike në Kosovë./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

REAGIM: PDK – Dega Lipjan

lipjanipress

Aderime në Nisma Socialdemokrate në Lipjan

lipjanipress

KF “Arbria” meritojnë falenderim të veçantë.

lipjanipress

Erdogan: Evropa “fashiste dhe mizore”, po i ngjan Luftë së Dytë Botërore

lipjanipress

Shefi i Aleancës Kosovare të Bizneseve dënohet me 18 muaj burgim

lipjanipress

Lipjan: PDK – vazhdon takimet me strukturat e saj

lipjanipress

Urimi i veçantë i kryetarit legjendar

lipjanipress

Stojanoviq: Serbët nga Kosova e përkrahin Aleksandar Vuçiqin për President të Serbisë

lipjanipress

Gjenden të vdekur 10 ushtarë në Kashmir, u zunë nga orteku

lipjanipress

Lulzim Qerimi i angazhuar për komunitetin Ashkanli. A do të jetë Lulzim Qerimi nënkryetari për komunitete, ma i sukseshmi në Kosovë pritet të shohim ne vijim.

lipjanipress

Thaçi: Pajtohem me Mogherinin, të ndërtojmë ura e jo mure

lipjanipress

Skandal në kopshtet e Tiranës! Edukatorja veprim të turpshëm me fëmijën (Foto)

lipjanipress
Skip to toolbar