LipjaniPress

Kryeministrja britanike paralajmëron Skocinë: S’mund të jeni pjesë e BE’së si të pavarur

Lajme

Një Skoci e pavarur nuk do të mund të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Kështu është shprehur kryeministrja britanike, Theresa May, gjatë kësaj të mërkure, pasi kohësh të tëra mosreagimi ndaj veprimeve të kryeministres skoceze Sturgeon që kërkon mbajtjen e një referendumi të dytë për shkëputje nga mbretëria ishullore.
Shumica e skocezëve mbështetën qëndrimin në BE gjatë referendumit të vitit të kaluar, ndërsa partia në pushtet “Partia Kombëtare Skoceze” (SNP), e cila humbi përpjekjen e parë për pavarësi në vitin 2014, ka bërë të ditur se do të zhvillohet një tjetër votim për këtë çështje, nëse pikëpamjet e tyre ndaj “Brexit”-it do të refuzohen në negociatat e ardhshme për divorc nga Brukseli.

Të martën, Parlamenti skocez refuzoi planet për “Brexit” nga May në një votim simbolik dhe jodetyrues.

E pyetur nga një ligjvënës i “SNP”-së nëse ajo do të vijonte dhe të aktivizonte divorcin e Britanisë nga BE-ja pa rënë dakord për një pozicion negociues mbarëkombëtar brenda ishullit, May u përgjigj:

“Ai iu referohet gjithnjë interesave të Skocisë brenda Bashkimit Europian. Një Skoci e pavarur nuk do të ishte pjesë e BE-së”./ Top Channel

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Matoshi: Kosovës i duhet një President i urtë jo një si Thaçi

lipjanipress

Ky është parashikimi i motit për sot

lipjanipress

Shpërthim në një banes në Londër

lipjanipress

Sa prej premtimeve i realizuan kryetarët e Shtimes e të Lipjanit

lipjanipress

Çka do të thotë të kesh opozitë politike të përgjegjshme?

Granit

Ky është drejtori i ri i Doganës së Kosovës

lipjanipress

Çanak: Kosova s’është e Serbisë, këtë do ta dëshmoj edhe me ndryshime kushtetuese

lipjanipress

Kosova e gatshme t’i avancojë marrëdhëniet me NATO-n

lipjanipress

Hyseni takon ambasadorin e Hungarisë: Flasin për vizat

lipjanipress

Kadri Veseli lanson “Fondin Rinor” për përkrahjen e ideve të reja në PDK

lipjanipress

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj një personi

lipjanipress

Kjo ishte bomba e Ismet Beqirit për Ushtrinë

lipjanipress
Skip to toolbar