Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Drejtoratit për Shërbime Publike Heset Sahiti dhe menagjerët e projekteve gjatë ditë së sotme kanë përcjellur nga afër implementimin e projekteve të shumta në teren, projekte këto që lehtësojnë jetesën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Në kë rast Kryetari Ahmeti deri sa po i vizitonte punimet në ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Banullë, ka thënë se me ndërtimin dhe rregullimin e këtij lumi përveç që do të eleminohen kundërmimet e shumta do të largohen edhe mbeturinat e shumta të cilat grumbulloheshin në këtë vend dhe me ndërtimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Banulla do të marrë një pamje më të mirë.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka thënë se gjatë këtij viti banorët e fshatit Banullë do të i gëzohen edhe projekteve të tjera si ndërtimit të fushës sportive, asfaltimit të rrugëve brenda fshatit dhe projekteve të tjera në vazhdim.
Ndërsa nga ana tjetër banorët kanë shprehur dhe kanë falënderua Kryetarin Imri Ahmetin, për investimet dhe projektet e shumta të cilat po realizohen, e që sipas tyre janë mëse të nevojshme./Lipjanipress.com//