Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Kryetari Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me përfaqësuesin e Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN).
Në këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka theksuar se do të mirëpres çdo iniciativë të cilat vijnë nga OJQ – të apo kush do qoftë tjetër, të cilat kanë impakt në jetën dhe mirëqenien e çdo qytetari lipjanas.
Kjo Marrëveshje përcakton kushtet dhe përgjegjësitë e bashkëpunimit në hartimin e Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve: rom, ashkalinj dhe egjiptas në komunën e Lipjanit (2017-2021).
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: