Të dashur mësues, 7 Marsi – Dita e Mësuesit është një ditë e veçantë, sepse puna e juaj sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona.
Ne ju nderojmë çdo ditë për misionin e juaj të shenjtë që keni, por edhe per faktin se ishit Ju ata qe profesionin tuaj fisnik e ushtruat edhe ne kohët me të vështira të vendit tonë.
Edhe tani detyra e juaj është referencë e përhershme për edukimin e brezave për fuqizimin e dijes që është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie, andaj për nder të ditës së 7 Marsit ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta të gjithë mësimdhënësit shqipëtarë.
Paqi shëndet e jetë për misionin tuaj!
Gëzuar Ditën e Mësuesit!
Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: