LipjaniPress

Kryetari I komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti të martën ka mbajtur takimin publik me qytetarët e kësaj komune

Lajme Lipjani

Ahmeti:Nuk është përjashtuar asnjë fshat nga projektet zhvëllimore
Lipjan 26 dhjetor 2017
Të martën ,kryetari I komunës së Lipjanit Imri Ahmeti , në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë lipjanas, ku i ka njoftuar ata për punën e qeverisjes lokale dhe ka diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellur komunën e Lipjanit në periudhën e shkuar./LipjaniPress.com//
Ahmeti është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë përgjat vitit 2017, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.Ai është i bindur që në vitin e ardhshëm do të ketë më shumë projekte të realizuar për faktin se ka rritje të buxhetit për investime kapitale, dhe këtë ai e ka vlerësuar si një progres mjaft pozitiv që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Kreu i Lipjanit ka tënë se deri më tani nuk është përjashtuar ndonjë fshat, është investuar në shumicën e fshatrave dhe gradualisht do të investohet në të gjitha fshatrat, varësisht nga prioritetet dhe mundësitë buxhetore.
”Jemi të njohur me problemet të cilat ballafaqohen lokalitetet e komunës sonë, prandaj do të bëjmë përpjekje që ato nevoja të lokaliteteve t’i përfshimë në listën e investimeve kapitale në vitin 2018 dhe në vitet në vijim” është shprehur kryetari Ahmeti.
Ai po ashtu ka njoftuar të pranishmit që për herë të parë nga viti i ardhshëm do të filloj të investohet edhe në kabinetet për shkolla dhe në blerjen e librave për biblioteka.
Ndërkaq, qytetarët e kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.
Në fund, kryetari i komunës, Imri Ahmeti, ka falënderuar qytetarët e pranishm në këtë takim publik të organizuar për këtë fundvit , dhe njëkohësisht ka kërkuar nga ata që të jenë aktiv dhe nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Partnerizimi i Lipjanit me Kaiserslauternin e Gjermanis n’rrugë të mbarë.

lipjanipress

VMRO këmbëngul për zgjedhje të reja

lipjanipress

Njoftim: Komuna Lipjanit

lipjanipress

QYLAGA DHE KROJMIRI MBËSHTESIN LËVIZJEN VETËVENDOSJE! DHE SELATIN RETKOCERIN (Foto)

lipjanipress

Gecaj godet prapë Vetëvendosjen: Nga pushteti na largojnë veç nëse na vrasin rrugëve (Video)

lipjanipress

Imami Musliu: Kur i pashë 56 kufomat, s’e besoja se ishte edhe Adem Jashari

lipjanipress

Atentatorët deshën të iknin drejt Zvicrës pasi plagosën Vllasin

lipjanipress

Kjo është pasuria dhe kursimet e Avdullah Hotit, kandidat për kryeministër i LDK-së

lipjanipress

Udhëheqja e Alternativës zgjidhet me vota, Deda e Kusari-Lila nuk janë drejtues të saj

lipjanipress

Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen publike të Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti me qytetarët e Komunës së Lipjanit.

lipjanipress

Gjermania i tërheq vërejtje Greqisë

lipjanipress

Kryeministri: E zgjidhëm një problem të brendshëm me ndihmën ndërkombëtare (LIVE VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar