Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Lipjan z. Selatin Retkoceri, me bashkëpunëtorët:
Labërie Nishori anëtare e kryesisë, Agim Morina kandidat për asamble, Valenton Amerllahu anëtar i kryesisë, Bekim Olluri aktivist, Granit Shala kandidat për asamble kanë vizituar fshatin Krojmir, Shalë, Memorialin në Kleqkë ku u njoftuan nga afër për problemet dhe nevojat që i prekopojnë qytetarët e këtyre fshatrave. Problemet dhe kërkesat e qytetatëve ishin modeste si: kanalizimi, funksionalizimi i ujësjellësit, trotuaret, ndriqimi rrugëve, nxemja qenderore në shkolla që nuk është funksionale, shtëpia e shëndetit në Krojmir ishte gjithashtu edhe njëra prej kërkesave të qytetarëve. Deponitë e egra të mbeturinave, rrjedha e kanalizimeve nëpër rrugë, kundermimi dhe probleme tjera u theksuan nga qytetarët./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: