LipjaniPress

Kryetari i Mitrovicës Veriore: Të martën e ndërtojmë strukturën e re betonike në zonën e këmbësorëve

Lajme

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i, siç ka thënë ai, “një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash”, që sipas tij, do të “garantojë sigurinë për qytetarët e komunës së Mitrovicës së veriut”.

“Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër”, ka deklaruar Rakiq, raporton Radio Evropa e Lirë, duke e “falënderuar” siç është shprehur, “kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq për mbështetjen që ka çuar”, siç ka thënë ai, “drejt pajtimit edhe të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë”’.

Një mur i ndërtuar që në dhjetor të vitit të kaluar, në kohën kur nisi rivitalizimi i urës në lumin Ibër, u rrënua të dielën më 5 shkurt, pas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit Rakiq të Mitrovicës së veriut, e me lehtësimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Zyrtarët shtetërorë të Kosovës, por edhe ata ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, kanë thënë se në Mitrovicë nuk do të ketë më mure, kur janë pyetur në lidhje me ndërtimin e strukturës së re nga komuna e Mitrovicës së veriut në sheshin “Mbreti Petër”.

Atje është thënë se do të vendosen vetëm disa shtylla zhytëse elektronike që mund të komandohen nga distanca dhe që pengojnë hyrjen e automjeteve në shesh, ndërsa çelësin e tyre do ta kenë vetëm shërbimet emergjente në pjesën veriore të Kosovës.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Joe Biden: Do të fitoja, sikur të garoja për president të SHBA-së në zgjedhjet e 2016-s

lipjanipress

Së shpejti fillon rregullimi i objektit social në Magurë

lipjanipress

Drenori e shkrin “Vizionin për Drenasin”, garon me Vetëvendosjen

lipjanipress

Fati i murit në Mitrovicë varet nga bisedimet në Bruksel

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar fabriken e lëngjeve MS Quality

lipjanipress

Pse Ibrahim Rugova është figurë kaq e rëndësishme? (VIDEO)

lipjanipress

Aksident i rëndë trafiku në Fushë Kosovë, ka të lënduar

lipjanipress

Letër Dërguar Albin Kurtit,

lipjanipress

Në Holandë refugjatët vendosen në burgje (FOTO)

lipjanipress

Garrett: Parashikimet e mia për Maqedoninë ishin joreale, diçka si “La la Land”

lipjanipress

NJOFTIM: Dorëheqje nga PDAK, si dhe nga të gjitha funksionet e PDAK-së

lipjanipress

Kandidati Hajrullahu viziton Qendrën për punë Sociale në Lipjan.

lipjanipress
Skip to toolbar