Kraishta sonte iu bashkua rrugëtimit tonë
Aty kryetari Ahmeti shpalosi platformën e tij qeverisëse për Lipjanin në tërësi e me thekës të veçantë në projektet që do të realizohen për Kraishten.
“ Mos lejoni që Kraishta të jetë më peng i interesave të dy apo tre individëve të cilët primare kanë pasur dhe kanë interesat e tyre personale. Ju siguroj se në dy vjeçarin e parë do ti asfaltojmë të gjitha rrugicat e fshatit. Do të ndërtojmë edhe trotuarin me ndriçim publik. Gjithashtu do të rregullojmë edhe rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe do të investojmë në projekte të tjetra të cilat janë kërkesa nga vet ju.” është shprehur në mes të tjerash kryetari Ahmeti.
Ahmeti tutje ka shtuar se qytetarë lipjanas dhe banorët e Kraishtës kanë dy zgjedhje.
E para është numri 47 dhe puna. Kurse zgjedhja e dytë është shpërndarja e votës në parti të ndryshme, parti këto që janë të njëjta dhe që pas përfundimit të zgjedhjeve të gjitha bëhen bashkë. Prandaj, me 22 Tetor të votohet numri 47 dhe të votohet për punë e prosperitet.
LDK-Lipjan
Zyra për Informim
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: