LipjaniPress

Kush po e furnizon Serbin të mbledhë dëshmi kundër UÇK’së

Lajme

Zyrtarë të Serbisë nuk rreshtin së mbledhuri ato që ata i quajnë dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka thënë se “së shpejti do të kemi bazën komplete të krimeve që i ka bërë UÇK-ja”.

Drecun ka thënë se është shumë i kënaqur me përparimin e arritur në Grupin e Punës për grumbullimin e atyre që ai i ka quajtur fakte e dëshmi në ndriçimin e krimeve ndaj serbëve e popujve të tjerë në Kosovë.

“Ia kemi dalë të arrijmë tek informacione të shumta dhe shumë shpejt do ta kemi një bazë komplete të krimeve që janë bërë nga UÇK-ja, sidomos në periudhën kur forcat tona kanë qenë të pranishme”,citon tanjug të ketë thënë Drecun.

Ai ka shtuar se janë bërë kontakte me njerëz nga UNMIK-u e OSBE-ja dhe “plani është ta kemi dokumentacionin që ata e posedojnë”.

Drecun shton se nuk po zbulohen dëshmi të reja, por po punohet që organet shtetërore të kenë në një vend mbi dëshmitë për t’u bërë sistemimi i tyre.

“Në veçanti për krimet nëpër zonat me përgjegjësi të UÇK-së. Njohuritë tona t’i ndajmë me Prokurorinë në Gjykatën Speciale për UÇK-në dhe do të hartojmë një libër të ri të bardhë që do të tregojë se UÇK-ja ka pasur plan gjenocidi sipas të cilit në Kosovë të mos mbetej asnjë serb”, ka thënë Drecun.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nëse Thaçi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën, Vuçiq e ka një përgjigje

lipjanipress

Punë në Gjermani? Vetëm hekurudha ka 8 mijë vende të lira pa kriter moshën

lipjanipress

PDK dhe LDK flasin për emrat e mundshëm për garën e Prishtinës

lipjanipress

Nuland jep dorëheqje nga posti i ndihmës-sekretares amerikane të Shteti

Press Lipjani

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

lipjanipress

LDK-Lipjan:Në Qylagë do të funksionalizojmë Zonën Ekonomike

lipjanipress

Lista Srpska nuk do ta japë miratimin për formimin e ushtrisë

lipjanipress

Viktima e aksidentit në Arllat të Drenasit, ishte ushtar i UÇK’së (FOTO)

lipjanipress

Video ekskluzive nga momenti i të shtënave në Pejë

lipjanipress

Fshati Smallush mbështetë programin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Selatin Retkocerin

lipjanipress

E JASHTMJA MANIFEST I SË BRENDSHMES

lipjanipress

Deputeti i PS-së vizitë në familjen e Klement Balilit, ja çfarë thotë për “Eskobarin e Ballkanit

lipjanipress
Skip to toolbar