Lipjanipress

Kuvajti i ekzekuton me varje 7 persona, përfshirë edhe princin

Lajme

Kuvajti i ka ekzekutuar shtatë të burgosur për herë të parë që nga viti 2013, përfshirë edhe një anëtar të familjes mbretërore udhëheqëse.

Ata janë ekzekutuar me varje në burgun qendror, sipas një komunikate të publikuar në agjencitë shtetërore të lajmeve të Kuvajtit, transmeton Express.

Bëhet të ditur se emri i anëtarit të familjes mbretërore është Faisal Abudallah Al Jaber Al Sabah, i cili ishte dënuar për vrasje të paramenduar dhe posedim ilegal të armës.

Në mesin e të ekzekutuarve të tjerë janë edhe të burgosur nga Filipinet, Egjipti, Etiopia dhe Bangladeshi.

Ata u dënuan për një varg krimesh të ndryshe si, vrasje, tentim vrasje, rrëmbim dhe përdhunim.

Princi Al Sabah u dënuar për vrasjen e një princi tjetër të Kuvajtit në vitin 2010.

Facebook Comments

Related posts

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

lipjanipress

Presidenti dhe Kryeministri s’thonë asnjë fjalë për dorëheqjen e Shefit të AKI’së

lipjanipress

Protestoi e zhveshur, policia franceze arreston kandidaten për presidente (Video)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli