Kuvendi i Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesueses Vlora Limani- Hajnuni, ka mbajtur mbledhjen e 41 me radhë.
Në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal është aprovuar propozim Rregullorja për caktimin e tatimit në prone, propozim Vendimi për ndarjen e mjeteve për Bashkësinë Islame, propozim Vendimi për miratimin e Planit të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Lipjanit për vitin 2018-2022, propozim Rregullorja për Transparencë si dhe Porpozim Vendimi për miratimin e Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2018. Në kët mbledhje u diskutua edhe propozim Vendimi për Planifikimin e Buxhetit për vitin 2018-2020, mirëpo ky propozim Vendim nuk kaloj sepse nuk u votua nga partitë opozitare./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: